• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA NIS ME KTHJELLIME/ Si pritet të jetë moti gjatë ditës
Home
Sociale

DITA NIS ME KTHJELLIME/ Si pritet të jetë moti gjatë ditës

30 March, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar, duke sjellë gjatë paradites intervale të gjata me kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin tonë. Por parashikohet që në pjesë e dytë të ditës të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Deri në orët e mesditës pothuajse e gjithë Kosova parashikohet të jetë nën dominimin e kthjellimeve, ku vranësira të pakta do të ketë në zonat Veriore të vendit. Ndërsa në pjesë e dytë të ditës parashikohet që i gjithë territori të ketë kalime të pakta vranësirash, ku pritet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Por nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje në këto zona të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV edhe gjatë ditës së enjte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në pjesën e parë të ditës dhe në zonat perëndimore të MV. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të pakta vranësirash në të gjithë Maqedoninë, ku më të theksuara do të jenë në zonat Lindore.

Rajoni dhe Evropa

Gadishulli Skandinav dhe Evropa Lindore do të jenë nën ndikimin e ciklonit të Islandës, duke bërë që të kenë vranësira të dendura dhe reshje dëbore. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu paraqiten Britania e Madhe dhe pothuajse e gjithë Qendra e kontinentit. Ndërsa Evropa Jugore parashikohet të jetë në pjesën më të madhe nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të kontinentit Evropian

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKTI ME DY TË VDEKUR NË KAVAJË/ Dëshmitari: Kishin bërë sherr më parë, njëri u vra në sy të vajzës së vogël
Previous article DALIN FOTOT/ “Njëri prej tyre vrau një qytetar me kazëm”, kush janë dy viktimat dhe e shkuara e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT