• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA NIS ME KTHJELLIME, PASDITJA SJELL…/ Parashikimi i motit për këtë të diel
Home
Sociale

DITA NIS ME KTHJELLIME, PASDITJA SJELL…/ Parashikimi i motit për këtë të diel

8 October, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin ku në zonat veriore dhe verilindore do të jenë më të theksuara. Gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita do të sjellë sërish rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C. Era do te fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor  duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Kosova 
Republika e Kosovës do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin. Pritet që kthjellimet do të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mesditë në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin vranësirat kalimtare në të gjithë Kosovën, por nuk do të mund të sjellin reshje.
Temperaturat e ajrit do rriten lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C. Era do te fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor
Maqedonia e Veriut
Dita e diel, vijon nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të mbeten prezente vranësira të shpeshta priten vetëm në orët e pasdites; ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV, megjithatë nuk do të ketë reshje. Parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në orët e vona të natës duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të MV të mbizotërohet nga kthjellimet. Për sa i përket Temperaturave të ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.
Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.
Europa
Lindja e kontinentit mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat parashikohet të gjenerojnë reshje dëbore. Po ashtu dhe vendet Nordike do të jenë nën ndikimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiut të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa pjesa tjetër e Europës do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, me intervale me kthjellime dhe kalime vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në Europën Jugperëndimore.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMET I FUQISHËM NË AFGANISTAN/ Talebanët: Gati 2000 të vdekur
Previous article ÇFARË NDODHI? Eno dhe Luizi thumbojnë njëri-tjetrin në DWTS: Ftoj fisin e gruas tënde...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT