Dita e Tokës festohet në pranverë në hemisferën veriore dhe në vjeshtë në atë jugore. Ajo ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e natyrës.
Më shumë sesa për ndergjegjësimin në lidhje për natyrën kjo ditë në Shqipëri sinjalizon ardhjen e orës verore, duke pasur një ditë më të gjatë dhe natë më të shkurtër.
Ashtu sikurse për çdo herë, nuk kishte si të mungonte një aktivitet i bashkisë së Tiranës për Ditën e Tokës. Në mesnatë, në peridhën kur do të ndryshohej ora, në qendër të Tiranës u fikën dritat për 6o minuta, duke ndriçuar me qirinjtë e ndezur.
Veliaj thekson se ora e Tokës duhet të jetë çdo ditë, duke ulur përdorimin e makinave dhe duke gjelbëruar dhe pastruar Tiranën.
/AlpeNews.al
Postimi i plotë i Erion Veliaj në “Facebook”:
Ora e Tokës. ⏰🌍
Qendra e Tiranës fiku dritat 60 min për t’u bashkuar me qindra qytete njëkohësisht për nismën #EarthHour .
Por ora e tokës lipset çdo ditë – duke ulur makinat e qeset plastike dhe duke gjelbëruar e pastruar Tiranën, siç bëjnë përditë të rinjtë tanë.