• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dita Ndërkombëtare e Tokës/ Bashkia e Tiranës mbyll fushatën për mbjelljen e 120 mijë pemëve të reja
Home
Sociale

Dita Ndërkombëtare e Tokës/ Bashkia e Tiranës mbyll fushatën për mbjelljen e 120 mijë pemëve të reja

22 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kryetari i Bashkisë së Tranës, Erion Veliaj, iu bashkua aksionit për mbjelljen e 1123 pemëve të reja në Liqenin e Farkës, së bashku me anëtarë të Këshillit të Qarkut Tiranë, punonjës të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të Drejtorisë Rajonale të Punës në Tiranë, si dhe dhjetra qytetarë e biznese të ndryshme.
Kryebashkiaku Veliaj tha se fushata e mbjelljeve jo vetëm i dha qytetit një energji pozitive, por njëkohësisht hodhi themelet e një tradite të bukur bashkëpunimi. “Jam shumë i lumtur që finalizojmë një fushatë fantastike për Tiranën, që na dha energji të gjithëve. Si një familje e madhe u ngritëm për një nevojë që kishte qyteti. Bashkia nuk ia del dot vetëm, nëse nuk punojmë të gjithë për qytetin. Kjo fushatë ka qenë një magji e bashkëpunimit. Sot kemi filluar një traditë, e cila duhet të ruhet nga të gjithë si një mënyrë për të thënë se secili ka mision për të lënë shenjë në qytetin tonë”, u shpreh Veliaj.

Për shkak të interesit të lartë të qytetarëve dhe kompanive që janë regjistruar në listë pritje për të dhuruar pemë, mbjellja në kryeqytet nuk do të ndalet, për këdo që dëshiron të lërë një gjurmë në Tiranë. Veliaj shtoi se me qytetaria dhe bashkëpunimi që është treguar në këtë fushatë mbjelljeje në kryeqytet, tregon se ditët më të mira për Tiranën janë përpara. “Ende kemi në listë pritjeje biznese, institucione, individë që duan të dhurojnë. Do t’i ftoja të gjithë të vazhdojnë vetë. Gjelbërimi s’është monopol i askujt. Falenderoj të gjithë ata nga sektori privat që u mblodhën dhe na dhanë një dorë për t’ia dalë faqebardhënë këtë mision. Jam mbi të gjitha krenar jo vetëm për 120 mijë pemët, po për faktin se 120 mijë pemë përfaqësojnë 120 mijë njerëz që secili vuri rrënjë, jo vetëm në mënyrë metaforike, por edhe fizike në qytetin tonë”, tha ai.

Teksa falenderoi të gjitha ata individë, organizata, institucione shtetërore, përfaqësi të huaja që u bënë pjesë e nismës, duke i dhënë qytetit më shumë gjelbërim, Veliaj shtoi se Tirana nuk ka kohë për të humbur, ndaj ftoi qytetarët që të bëhen bashkë në nisma të tilla pozitive. “Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, mund të bëjmë mrekulli. Kur harxhojmë kohë duke penguar njëri-tjetrin, duke vënë stërkëmbësha, humbasim kohë. Në Tiranë s’kemi kohë për të humbur”, shtoi ai.

Zona e Farkës, e cila deri dy vite më parë ishte e mbuluar nga plehrat dhe i ngjante një vendgrumbullimi mbetjesh, është shndërruar në një tjetër hapësirë të gjelbër të kryeqytetit, si Parku i Liqenit Artificial. Për të rigjallëruar zonën, krahas përmirësimit të infrastrukturës, Bashkia e Tiranës po organizon aktivitete të ndryshme sportive. Veliaj ftoi sportistët, por edhe qytetarët e apasionuar pas aktiviteteve sportive në natyrë, që në 10 qershor të bëhen pjesë e garave dhe lojërave të ndryshme që do të zhvillohen në Parkun e Farkës. “Kur administrata e re filloi punën, kjo zonë ishte si një landfill i madh, i mbushur me lloj-lloj papastërtish që vinin nga komuna përreth. Sot, jo vetëm është pastruar, por po krijojmë parkun e dytë të madh të Tiranës. Po bëjmë infrastrukturën e përshtatur për vende parkimi, për pika të vogla shërbimesh dhe besoj që brenda jetës tonë aktive, ky park do të konkurrojë fuqishëm me parkun e liqenit të Tiranës”, deklaroi ai.

Aksionit përmbyllës të mbjelljes së pemëve iu bashkuan edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kamzës, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës, të cilët dhuruan 50 fidanë të rinj. Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi, vlerësoi nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, e cila ka bashkuar si kurrë më parë të gjithë qytetin. “Përpara se të jesh një këshilltar i mirë, duhet të jesh një qytetar i mirë dhe sot bëmë detyrën si qytetarë të mirë të Tiranës”, tha Dalipi.

Në emër të institucionit që drejton dhe të punonjësve që u bënë pjesë e kësaj nisme, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, e cilësoi të mrekullueshme nismën e Bashkisë së Tiranës dhe theksoi se kjo është pikërisht ajo që dëshirojnë familjet kryeqytetase për fëmijët e tyre. “Kjo është një nismë e mrekullueshme e kryetarit të Bashkisë, e Bashkisë së Tiranës, dhe mendoj se kemi gjetur pikërisht atë çfarë dëshirojnë familjet dhe fëmijët tanë për të ardhmen e Tiranës”, tha Dervishi.

Aksioni përmbyllës për mbjelljen e pemëve u fokusua edhe pranë digës së Liqenit Artifiacial të Tiranës, e cila ka nisur të transformohet në një hapësirë që ofron më shumë mundësi pushimi dhe aktivitetesh të ndryshme. Krahas sistemimit të pjesës së sipërme të digës dhe zbatimit të projektit për rikualifikimin e molit për varkat dhe ata që duan të merren me sporte ujore, Bashkia e Tiranës ka nisur edhe gjelbërimin e pjesës fundore të saj.

Nismës për mbjelljen e pemëve këtu iu bashkuan përfaqësues të ekipeve sportive, medias dhe biznese të ndryshme, që aktivitetin e tyre ekonomik e kryejnë në Tiranë. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi donatorët për pemët e dhuruara, ndërsa u shpreh se ky është një tjetër shembull i demonstrimit të përgjegjësisë sociale nga ata që mendojnë për të ardhmen e brezit të ardhshëm.

“Më vjen mirë që bregu i digës së liqenit po zbukurohet me lisa të kuq, qe prodhojnë një gjethe të kuqërremtë. Çdo fëmijë, qytetar a biznes që kontribuoi, do të ecë në rrugët e qytetit dhe të thotë: kjo është gjurma që lashë unë”, tha kryebashkiaku. Ai shprehu mirënjohjen e tij për Klubin Sportiv “Ali Demi” dhe Gazetën “Dita”, e cila sipas tij, ndryshe nga shumë media të tjera, në vend të fjalëve, zgjodhi të japë një kontribut konkret. “Për ata që prodhojnë gazeta dhe drurin e kanë lëndë të parë, në fakt rikuperimi më i mirë i lëndës drusore që kanë përdorur ndër vite është duke i dhuruar qytetit pemë. Në një vend ku shumica e medias sundohet nga analistë që vetëm japin mend si bëhen gjërat, është gjithmonë një lajm i mirë kur aktorë mediatikë thonë: ‘Nuk do japim vetëm mend, do kritikojmë dhe do vëmë gishtin në plagë, por do themi: mund të bëjmë diçka që të ndihmojmë”, tha Veliaj.

Pjesë e aksioneve u bënë edhe Proper Pizza dhe Telebingo Shqiptare, Inerte Ekspres, klinika Balikci etj, të cilat dhuruan pemë për një qytet më të gjelbër nesër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARFERIA EKSTREME/ Vogëlushja feston për herë të parë ditëlindjen, fryn qirinjtë pas 8 vitesh
Previous article Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT