Ambasada e SHBA në Tiranë sot ka përkujtuar ditën Ndërkombëtare të Holokausit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada e ka përkujtuar përkujtojmë duke kujtuar historitë e familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndër të tjera ambasada shkruan se “Shqipëria është i vetmi vend europian me shumicë myslimane që ia doli, aty ku kombet e tjera europiane dështuan: pothuajse të gjithë hebrenjtë që jetonin brenda kufijve shqiptarë gjatë pushtimit gjerman, si ata me origjinë shqiptare ashtu edhe refugjatë, u shpëtuan dhe, në mënyrë mbresëlënëse”.
Postimi i plotë:
“Nuk ka asnjë gjurmë të asnjë lloj diskriminimi kundër hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria ndodh të jetë një nga vendet e rralla sot në Europë ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë, edhe pse shqiptarët vetë janë të ndarë në tre besime”. Herman Bernstein, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, 1934.
Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit dhe ne do ta përkujtojmë duke kujtuar historitë e familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato janë, ende sot, histori të fuqishme të mirësisë njerëzore dhe një dëshmi e vërtetë të traditës unike shqiptare të besës. Shqipëria, i vetmi vend europian me shumicë myslimane, ia doli aty ku kombet e tjera europiane dështuan: pothuajse të gjithë hebrenjtë që jetonin brenda kufijve shqiptarë gjatë pushtimit gjerman, si ata me origjinë shqiptare ashtu edhe refugjatë, u shpëtuan dhe, në mënyrë mbresëlënëse, në Shqipëri kishte më shumë hebrenj në fund të luftës sesa përpara saj. Vizitoni faqen Yad Vashem dhe lexoni disa prej këtyre historive: https://bit.ly/3cexBTz


