Sot është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka përcjellë mesazhe të forta.
Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre, është ky mesazhi i Kim, që vijon më pas me thirrje për respektimin e lirive të dinjitetit dhe barazisë së çdo personi.
“Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”, shkruan Kim.


