Kandidati rival i presidentit Donald Trump, Joe Biden ka zgjedhur ta kalojë ditën e zgjedhjeve në Kishë dhe më pas në varreza.
Ai është filmuar nga fotoreporterët, teksa hyri në kishën St.Joseph’s në Delaware bashkë me Jill Biden dhe dy nga nipërit e tij, Finnegan dhe Natalie Biden.
Kandidati i favorizuar nga sondazhet për të marrë drejtimin e shtëpisë së Bardhë, shkoi në kishën e qytetit, ndërsa shihet i veshur me pallto të zezë dhe një maskë.
Ditën e sotme, më shumë se 100 milionë amerikanë iu janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri.
Vendi është në frikën e përplasjes dhe mosnjohjes së rezultatit, ndërsa votimi është i hapur në të gjithë vendin.
Dy fshatrat e parë që u numërua votimi për shkak të numrit të ulët të votave, u ndanë 1 Trump dhe 1 Biden, ndërsa sondazhet nxjerrin fitues këtë të fundit me 52% Biden dhe 44% Trump.


