Bashkia e Tiranë ashtu sikurse çdo vit edhe sivjet ka realizuar dekorimet e kryeqytetit për “Ditën e Verës”.
Zbukurimet që janë vendosur pranë bashkisë si dhe në sheshin “Nënë Tereza” të përcjellin “aromën” e pranverës.
Kujtojmë që për shkak të motit me reshje të dendura që do të jetë me datë 14 mars, axhenda e aktiviteteve dinamike të organizuara nga Bashkia e Tiranës do të zhvendoset ditën e dielë, me datë 17 mars.
AlpeNews.al ju jell fotot e Tiranës “nën petkun” e atmosferës së “Ditës së Verës”, ku vihet re moti me vranësira.










