Masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan merastin e Ditës së Verës. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marre nje sere masash permbarevajtjen e festes se 14–Marsit, Ditës së Verës, në të gjithë Qarkun e Elbasanit, per shkak te shtimit te numrit të automjeteve dhe rritjes se fluksit të lëvizjeve në akset kryesore dhe nëpër qëndrat e banuara. Gjatë festimit të Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë të gjitha masat, për organizmin e shërbimeve tëDrejtorisë dhe Komisariateve të Policisë Elbasan, Cërrik, Librazhd, Gramsh, Peqin dhe të stacioneve Belsh dhe Perrenjas në mbarëvajtjen e aktivitetevefestive para gjatë dhe deri në përfundim të aktiviteteve festive që do tëzhvillohen me rastin e Ditës së Verës.
- Të gjitha shërbimet në Drejtorinë e Policisë Elbasan, më datë 13.03.2018 dotë kalojnë në shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.
- Për të përballuar me sukses festimin sa më normal të Ditës së Verës, nëndihmë të shërbimeve të Policisë Elbasan, do të vihen në disposición dhe forcanga FNSH Tiranë.
- Do të merren të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të mundshmekriminale gjatë zhvillimit të aktiviteteve.
- Nga Policia Rrugore do të kontrollohen të gjitha akset me qëllim për të bërëtë mundur qarkullimin normal të mjeteve gjatë zhvillimit të aktiviteteve.Në këtë plan masash do të angazhohen 321 forca policie nga Elbasani dhe FNSH Tiranë.N ë kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e aktiviteteve me rastin e Ditës së Veres Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Drejtorinë
Vendore të Policisë Elbasan, nuk do të lejojnë lëvizjen apo parkimin e mjetevenë këto akse rrugore:1. Në orën 07:00 të datës 14.03.2018 deri në përfundim të aktivitetit tëKarnavaleve do të bllokohet lëvizja në bulevardin “Aqif Pasha” nga Stadiumideri tek 1 Maji dhe nuk do të lejohen parkimet e mjeteve nga “Rrethrrotullimi iluleve – Bashkia”2. Nga stadiumi deri tek “Pallati i Sportit”, nuk do të lejohen parkimet apoqëndrimet e mjeteve.3. Më datë 14.03.2018 mjetet e tonazhit të rëndë të evitojnë lëvizjen nëaksin rrugor Elbasan – Librazhd.Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketëdhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, qëdrejtojnë automjetin në gjëndje të dehur, që tejkalojnë normat e shpejtësisë,që kryejnë parakalime të gabuara, etj. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, kërkon mirëkuptimin e pjesëmarrëseve nëkëtë ditë feste, të evitojnë në maksimum lëvizjen me automjet brënda qytetittë Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa mënormal të aktiviteteve festive.Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat përbashkëpunimin, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ju uron Gëzuar Ditën e Verës!


