• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA E VERËS/ Në Elbasan, Dibër dhe Berat u ndezën zjarre që ‘ndihmojnë diellin për të larguar dimrin’
Home
Sociale

DITA E VERËS/ Në Elbasan, Dibër dhe Berat u ndezën zjarre që ‘ndihmojnë diellin për të larguar dimrin’

14 March, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

14 Marsi shënon sot Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon zjarrin e fundit për të larguar dimrin dhe të këqijat për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit. Elbasani është qyteti që e ka këtë festë tradicionale edhe pse Dita e Verës festohet gjerësisht thuajse në të gjithë vendin. Ky është viti i dytë që qytetarët festojë një Ditë Verë aspak të zakonshme, në karantinë dhe me orë policore për shkak të COVID.

Kjo festë është e mbushur me lule shumëngjyrëshe, muzikë dhe kërcime në sheshe dhe ballokume si ëmbëlsira tradicionale. Por edhe pse në masa antiCOVID, Bashkia e Elbasanit do të zhvillojë disa aktivitete, si një treg agro-ushqimor do të hapet në qendër të qytetit, ndërsa zejtarët do të ekspozojnë produktet e tyre pranë kalasë do të ketë një ekspozitë pikturash dhe disa aktivitete sportive.

Mbrëmjen e kaluar, Bashkia e Elbasanit hodhi fishekzjarr duke dhuruar një spektakël, të cilën qytetarët e shijuan nga dritaret e banesave të tyre, për shkak të orës policore ne vend. Edhe në Berat nisën festimet për ditën e verës, ku disa djem të rinj kanë ndezur një zjarr të madh që simbolizon ardhjen e Pranverës.

Po ashtu edhe në Dibër kanë nisur festimet, ku janë ndezur shallë në vende të dukshme. Thuhet se këto zjarre ndihmojnë diellin për të larguar dimrin, duan ta trembin atë. Në një një farë mënyre njerëzit i gëzohen diellit dhe i falen atij.

Zjarret shoqërohen nga të rriturit bashkë me fëmijët. Marrja e fëmijëve simbolizon trashëgimin e traditës. Të gjithë mblidhen rreth zjarrit, vënë në të dëllinja që i kanë mbledhur që më përpara, mundohen që zjarri i tyre të shkojë sa më lart, më lart se zjarri i lagjes tjetër, simbol i garës. Rreth zjarrit ata këndojnë e kërcejnë. Mundohen ta mbajnë sa më gjatë ndezur. Ndezja e zjarrit vazhdon nga fillimi i marsit, por ditët më të rëndësishme janë datat 11,12,13 mars.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme
Previous article HOROSKOPI 14 MARS/ Mundësi të shkëlqyera për ndjenjat...Njihuni me parashikimin e yjeve

s.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT