• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E VERËS/ Astrit Patozi nga Elbasani: Shqiptarët duhet të ndërrojnë dyqanin e ballokumeve (PAMJET)
Home
Politikë

DITA E VERËS/ Astrit Patozi nga Elbasani: Shqiptarët duhet të ndërrojnë dyqanin e ballokumeve (PAMJET)

14 March, 2021 s.autor Politikë

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, uroi sot nga Elbasani të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës, duke paralajmëruar ndryshimin që pritet të sjellin zgjedhjet e 25 prillit. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Patozi tha se në stinën e ndërrimit të gjakut urimi më i mirë do të ishte mot më shumë dhe mot më mirë për cdo qytetar të këtij vendi.
Por sot në Elbasan, vijoi ai, nuk ishte një ditë me diell, por një ditë gri. Gjë që tregon se vera vetëm festën ka sot, por duket se ajo do të vonohet pak. Në shpresojmë shumë që ajo të vijë më 25 prill, por që kjo të ndodhë qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë duhet të ndërrojnë dyqanin e ballokumeve.
Sepse nuk mund të shkojnë tek të njëjtët shitës mashtrues, që i gënjejnë me produkte falso dhe ballokume të prishura, një herë në çdo dy vjet, sa herë ka zgjedhje në Shqipëri. Ndaj edhe ajo që presim është që ata të refuzojnë afertat e rreme më 25 prill, por të përqafojnë ndryshimin.
Edhe sot në Elbasan ata e treguan se nuk kanë ndryshuar asgjë, pasi u zunë dhe u sherrosën me njëri-tjetrin, duke e bërë të qartë se është e vetmja gjë që dinë të bëjnë, madje edhe në ditë feste, kur politika normalisht duhet të ulë armët.
Patozi i bëri këto deklarata pas një takimi me kandidatët për deputetë të Bindjes Demokratike për Qarkun e Ebasanit, të clët shprehën besimin për një sukses të sigurt në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërkohë udhëheqësi i listës për Qarkun e Elbasanit, Erjon Murataj, u shpreh i bindur në fitoren e së resë në këto zgjedhje dhe se atë e përfaqëson më shumë se kushdo tjetër Bindja Demokratike.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES NËSE KENI PORE TË MËDHAJA NË FYTYRË/ Disa këshilla si ta ktheni fytyrën në gjendjen që dëshironi
Previous article NË KANTIERIN E RINDËRTIMIT NË BUBQ/ Rama: Vijon puna pa pushim për të përfunduar deri në verë të gjitha shtëpitë

s.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT