• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA E “UJIT TË BEKUAR”/ Besimtarët ortodoksë sfidojnë të ftohtin për të kapur kryqin
Home
Sociale

DITA E “UJIT TË BEKUAR”/ Besimtarët ortodoksë sfidojnë të ftohtin për të kapur kryqin

6 January, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

6 Janari, festa që simbolizon ditën e shenjtë të “Ujit të bekuar” përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët ortodoksë.

Në Durrës, këtë vit kryqi është kapur nga 16-vjeçari Vasil Aleksi nga qyteti i Durrësit, i cili i uroi të gjithë besimarët e krishterë për festën, ndërsa kapjen e kryqit ia dedikoi xhaxhait të tij.

Sot është një ditë shumë e bekuar për ne besimtarët ortodoksë. Falenderoj Zotin që më ndihmoi për ta kapur kryqin dhe ju uroj shëndet dhe mbarësi në jetët tuaja. Një vit sa më i mbarë për të gjithë. Kapjen e kryqit ia dedikoj xhaxhit për shkak se para më shumë se 1 viti ai ndërroi jetë dhe këtë kryq ia dedikoj vetëm atij”, tha ai.

Në Lushnje, besimtarët ortodoksë morën pjesë në ceremoninë e Theofanisë në Kishën e Shën Dhimitrit të fshatit Mazhaj. Hedhja e kryqit u bë në Lumin Seman. Tre djemë u hodhën në ujë, ndërsa 23-vjeçari Ornel Bushi është i riu i cili për të katërtin vit radhazi kapi kryqin.

Në Korçë hedhja e kryqit u bë në shatërvanin në lulishten ‘Vangjush Mio’ dhe është kapur nga Elvis Rakipi, 21 vjeç.

Në Vlorë, katër të rinj u hodhën në det për të sfiduar veten dhe temperaturat e ulta për gjetjen e kryqit të shenjtë. 19-vjeçari Athanas Davidhi mundi të kapë kryqin, për të cilin është hera e shtatë dhe ja dedikon të gjithë besimtarëve ortodoksë të cilët festojnë këtë ditë të shenjtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "2023 VITI I NDRYSHIMEVE"/ Meta tregon detaje nga vizita në PD dhe flet për aksionin opozitar: Koordinimi jonë i shkëlqyer...
Previous article "PAKOJA E MADHE"/ Meta: Qeveria arkëtoi mbi 520 milionë USD, ndau 8 mld lekë. Vetëm që të vjedhë Rama…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO Aktualitet

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT