• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E TRETË E ZGJEDHJEVE EUROPIANE/ Sot votohet në Itali, Letoni, Sllovaki, Maltë dhe Republikën Çeke
Home
Nderkombetare

DITA E TRETË E ZGJEDHJEVE EUROPIANE/ Sot votohet në Itali, Letoni, Sllovaki, Maltë dhe Republikën Çeke

8 June, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Në ditën e tretë të zgjedhjeve europiane votojnë qytetarët në Itali, Letoni, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Maltë. Në Itali, qendrat e votimit sot hapen nga ora 15:00 deri në orën 23:00 ndërsa të dielën votohet nga ora 07: 00 e mëngjesit dhe do të mbyllen të fundit në orën 23:00.

Kryeministrja Xhoxha (Giorgia)Meloni shpreson se rezultati i zgjedhjeve do të forcojë kontrollin e saj në politikën italiane.

Ajo madje u ka kërkuar votuesve që të “shkruajnë Giorgia” në fletën e tyre të votimit. Meloni, e cila drejton partinë e ekstremit të djathtë në Itali Frateli d’Italia ka ndërmarrë hapin e rrallë për të vendosur emrin e saj në krye të listës zgjedhore të partisë së saj, edhe pse nuk ka ndërmend të marrë një ulëse në Parlamentin Evropian.

Meloni ka marrë vlerësime të qëndrueshme në sondazhe që kur u bë kryeministre në vitin 2022, e nxitur edhe nga një opozita e majtë e fragmentuar, por edhe nga rënia e aleatit të saj, partisë Lega  të Matteo Salvinit.

Ndërkohë në Republikën Çeke qytetarët votojnë në ditën e dytë radhazi. Disa parti nga grupe të ndryshme politike në Parlamentin Evropian kanë formuar një listë të përbashkët kandidatësh për t’iu kundërvënë populistëve nga partia e ish-kryeministrit Andrej Babis.

Ndërkohë në Sllvaki, kryeministri Robert Fico, që po merr veten pas atentatit të muajit të kaluar, u rikthye në skenën politike këtë javë me një sulm ndaj opozitës liberale, medias antiqeveritare dhe Organizatave joqeveritare të financuara nga jashtë, për të cilat ai tha se kishte krijuar një klimë urrejtjeje nga e cila u nxit edhe atentati ndaj tij. Shumica e vendeve të BE-së votojnë të dielën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGJIMET E BISEDAVE/ Si u "fundos" punonjësi i ministrisë italiane pas lirimit të "Zotit" të drogës (EMRI)
Previous article TURIZMI MALOR/ Rama: Do mbështesim ngritjen e bujtinave! Bankat do mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT