Besimtarët bektashinj kremtojnë sot një festë të rëndësishme siç është Sulltan Nevruzi.
Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama me anë të postimeve kanë uruar besimtarët. Kreu i shtetit njofton se do të festojë sot me besimtarët bektashinj përmetarë, ku do të vizitojë Teqen e Baba Aliut.
“Gëzuar Ditën e Novruzit! Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të festojë sot me besimtarët bektashnj përmetarë. Nga Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan, Presidenti Begaj do të përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë në orën 12.00”-, thuhet në njoftimin e presidencës.
Ndërkohë kryeministri Rama ka uruar duke ndarë me ndjekësit pamje nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë.
“MIRËMËNGJES, dhe nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë, ju uroj gëzuar festën e Sulltan Nevruzit ”, shkruan Rama.