• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA E SHËN MËRISË/ Një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve ortodoksë
Home
Sociale

DITA E SHËN MËRISË/ Një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve ortodoksë

15 August, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

15 gushti është kulmi i festimeve të ditës së Shën Mërisë, që kremtohet nga besimtarët e krishterë si dita kur Shën Mëria iu bashkua të birit të saj. Pikërisht kjo ditë mblodhi sot në Manastirin Fjetja e Hyjlindesës në Zvërnec qindra besimtarë ortodoksë dhe jo vetëm për të kremtuar këtë ditë të rëndësishme.

Festa ka mbledhur dhe emigrantët nga Greqia të cilët kanë udhëtuar enkas nga shteti fqinj  për të qenë të pranishëm në Manastir. Për kamerën tonë ata tregojnë se janë vizitorë të përhershëm të manastirit në çdo 15 gusht në këtë ditë të shenjtë.

Ndërkohë gjejmë të pranishëm dhe turistë të huaj të cilët urojnë për këtë ditë të quajtur ndryshe “Pashkë e Vogël”.

Festës i është bashkuar dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shoqëruar nga administratorja e njësisë Qendër, ndërsa janë pritur nga At Jani Tereziu, prifti i Manastirit.

Kryebashkiaku Leli ka uruar mbarë besimtarët , ndërsa sipas tij investimi në infrastrukturën e urës ka ndikuar edhe për këtë pjesëmarrje të gjerë të besimtarëve  nga Vlora por dhe jashtë shtetit.

Ka shfrytëzuar rastin At Jani Tereziu për të kërkuar ngritjen e një katedraleje në qytetin e Vlorës.

Pas pelegrinazhit në këtë Manastir besimtarët festojnë edhe në familjet e tyre ditën që njihet ndryshe nga ata si Dita e Ngjitjes së Zonjës. Festa e Shën Mërisë është një prej datave më të rëndësishme të kalendarit ortodoks pas Krishtlindjes dhe Pashkëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDE I DËSHPËRUAR ME "DJAJTË E KUQ"/ Pogba nuk heq dorë nga Real Madrid por...
Previous article 1 VIT PAS LINDJES SË DJALIT/ Jona Spahiu në super formë, ja si duket ajo (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT