• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E RINISË/ Presidenti Begaj: Studentët progresistë ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë
Home
Politikë

DITA E RINISË/ Presidenti Begaj: Studentët progresistë ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë

8 December, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Në Ditën Kombëtare të Rinisë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi lëvizjen studentore antikomuniste të dhjetorit ’90, që shënoi fillimin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Në një mesazh të posaçëm, Presidenti Begaj nderon të gjithë të rinjtë që 34 vjet më parë u ngritën kundër regjimit diktatorial dhe frymëzuan lëvizjen popullore, e cila çoi në rrëzimin e komunizmit.

Presidenti Begaj vlerëson guximin e atij brezi studentësh me vizion Perëndimor, që kërkonin liri e demokraci, ndërsa shprehet se “sot festojmë shpirtin rinor të brezave që do ta çojnë gjithnjë përpara Shqipërinë”.

Sot, – shkruan Presidenti i Republikës, – të gjithë frymëzohemi nga akti qytetar dhe politik i dhjetorit ‘90 për të bërë realitet aspiratën e shprehur në thirrjen epike: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”

Mesazhi i plotë i Presidenti i Republikës, Bajram Begaj:

“34 vjet më parë, studentët progresistë shqiptarë ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë.

Lëvizja popullore, që rrëzoi diktaturën dhe çoi në lindjen e pluralizmit, nisi dhe u frymëzua nga studentët. Lëvizja e Dhjetorit ‘90 ishte ndezja e flakës së një populli në kërkim të lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore.

Më 8 Dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë, ne nderojmë lëvizjen e brezit të studentëve që rrëzuan diktaturën dhe festojmë shpirtin rinor të brezave që do ta çojnë gjithnjë përpara Shqipërinë.

Sot, të gjithë frymëzohemi nga akti qytetar dhe politik i dhjetorit ‘90 për të bërë realitet aspiratën e shprehur në thirrjen epike: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”

Nder përjetë!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA DETAJE/ Sot i vunë tritol lokalit në Vlorë, 3 vjet më parë pronari i 'The Boss' u ekzekutua me kallashnikov në makinë
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Vranësira dhe rrebeshe shiu, në zonat malore borë, ja si do të jenë temperaturat sot

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT