• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E KUSHTETUTËS SË KOSOVËS/ Ruçi mesazh: Kuvendi jonë do të nxisë gjithmonë bashkëpunimin…
Home
Politikë

DITA E KUSHTETUTËS SË KOSOVËS/ Ruçi mesazh: Kuvendi jonë do të nxisë gjithmonë bashkëpunimin…

9 April, 2021 s.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Kushtetutës së Kosovës e cila u ratifikia 13 vite më parë.

Ruçi thotë se Kushtetuta zgjidh dy detyra themelore të Kosovës, pavarësinë dhe hedhjen e themeleve të shtetit të ri.

Ai shton se sot 13 vite pas ratifikimit të Kushtetutës, Kosova ndodhet në fazë të rëndësishme pas plotësimit të kuadrit institucional të cilat duhet të përballen me një sërë sfidash.

Ruçi siguron se Kuevndi i Shqipërisë do të nxitë gjithmonë bashkëpunimin vëllazëror me Kosovën.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka përshendetur sot me një mesazh 13-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës.

“13 vjet më parë, më 9 prill 2008 Kuvendi i Kosovës ratifikoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta, si akti më i lartë juridik, zgjidhi dy detyra themelore: sanksionimin e pavarësisë dhe hedhjen e themeleve të ndërtimit të shtetit të ri të Republikës së Kosovës.

Pavarësia, sovraniteti, integriteti territorial dhe rendi unik kushtetues janë vlerat themelore të pandryshueshme të Kushtetutës së Kosovës.

Kushtetuta sanksionoi gjithashtu të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit, përfshirë të drejtat e barabarta për grupet minoritare, në radhë të parë për pakicën serbe.

13 vjet pas miratimit të Kushtetutës, Kosova ndodhet në një fazë të rëndësishme të zhvillimit dhe perspektivës së saj euro-atlantike. Pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, Republika ka plotësuar tashmë kuadrin e saj institucional dhe ka zgjedhur të gjitha institucionet e saj kushtetuese.

Detyra e këtyre institucioneve është që, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me frymën, parimet dhe përmbajtjen e saj liberal-demokrate, të përballojnë e zgjidhin sfidat e objektivat madhore të zhvillimit, përparimit, mirëqenies, integrimit euro-atlantik, rritjes së njohjes ndërkombëtare dhe kontributit për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Këto sfida mund të zgjidhen nëpërmjet mbështetjes dhe partneritetit strategjik me aleatët më të mëdhenj, më të fuqishëm e më të sinqertë të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, si edhe nëpërmjet dialogut e bashkëpunimit me vendet e rajonit e më gjerë. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një nxitës e mbështetës i bashkëpunimit vëllazëror midis Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA PRET MINISTRIN TURK NË GJIROKASTËR/ Nënshkruhen marrëveshje për restaurimin e shtëpive kulturore në dy qytete të Shqipërisë
Previous article VAKSINIMI MASIV NË SARANDË/ Rama pritet me duartrokitje: Hajde me shëndet të gjithëve (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë Breaking News

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT