• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA E GJASHTË E VAKSINIMIT/ Koordinatorja: Procesi do vijojë dhe gjatë fundjavës. Deri tani janë… (VIDEO)
Home
Sociale

DITA E GJASHTË E VAKSINIMIT/ Koordinatorja: Procesi do vijojë dhe gjatë fundjavës. Deri tani janë… (VIDEO)

16 January, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Sot shënohet dita e gjashtë që prej fillimit të procesit të vaksinimit COVID në vendin tonë. Deri më tani janë vaksinuar 308 mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor të 4 spitaleve COVID.

Manjola Shtylla, koordinatore për vaksinimin ka shpjeguar për Report Tv procesin i cili do të vijojë dhe gjatë fundjavave pa ndërprerje.

Ajo u shpreh se aktualisht në stadiumin ‘Air Albania’ janë 8 postacione ku bëhen mbi 50 vaksina në ditë. Gjithashtu koordinatorja shpjegoi dhe rrugën e transportimit të vaksinës në stadium.

Vaksina e cila ruhet në ISHP në frigoriferë me temperaturë – 80 gradë celsius, transportohet drejt stadiumit e shoqëruar nga forca policie. Aty, vaksina mbahet në frigoriferë të vegjël në temperaturën 2-8 gradë celsius për disa orë.

“Deri tani janë vaksinuar mbi 300 persona të spitaleve COVID. Edhe sot vijon procesi i vaksinimit, do vijojë edhe ditën e dielë. Vaksinohen mbi 50 persona në ditë vaksinohen. Vaksina vjen nga ISHP e shoqëruar nga forcat e policisë, atje ruhet në temperaturën minus 80 gradë, në stadium ruhet në 2-8 gradë” – tha Shtylla.

Koordinatorja e vaksinimit u shpreh se me një flakon kryhen 6 doza. Ajo shprehet se personat të cilët vaksinohen, monitorohen më tej nëpërmjet mjekut të familjes nëse shfaq shqetësime ose jo deri në kryerjen e dozës së vaksinës 21 ditë më pas.

Procesi i vaksinimit në Shqipëri filloi më 11 janar me anë të 975 dozave të para Pfizer. Kryeministri Rama u shpreh se këto doza ishin dhuratë nga një vend mik i Shqipërisë. Ndërkohë në javën e tretë të këtij muaji pritet mbërritja e 10.700 dozave të tjera nga Pfizer nga 500.000 të siguruara nga qeveria shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREMTIME QË NUK U MBAJTËN KURRË/ Nga Bulevardi i ri e deri në Astir, VIDEOJA që i thotë të gjitha gënjeshtrat e Bashës
Previous article LORENC VANGJELI/ Lidhëset elektorale të Ramës dhe këpucët e palidhura ende të opozitës

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT