• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E FUNDIT E SAMITIT IV TË DIASPORËS/ Përfaqësuesit fetarë: Besimi nuk na përçan
Home
Politikë

DITA E FUNDIT E SAMITIT IV TË DIASPORËS/ Përfaqësuesit fetarë: Besimi nuk na përçan

15 April, 2026 s.autor Politikë

Këtë të mërkurë, më 15 prill, është dita e tretë e Samitit të IV të Diasporës. Aktivitetet vijojnë sot me “Mëngjesin e vëllazërimit”, ku përfaqësues të komuniteteve fetare shqiptare do të japin mesazhe bashkimi dhe harmonie, mes tyre Imam Rifat Alili, Dom Pjetër Popaj, Nikodhim Preston dhe të tjerë.

I pranishëm në këtë aktivitet është edhe kryeministri Edi Rama.

Kryegjyshi Botëror Bektashian Baba Mondi gjatë lutjes së tij para të pranishmëve u shpreh: “Na jep urtësi që përmes besimit dhe respektit të ndërtojmë një botë më të drejtë e njerëzore. Në këtë mëngjes bekimesh, të dalim nga këtu më të bashkuar, më të fortë në shpirt dhe më të përkushtuar ndaj së mirës së përbashkët.”
Ndërkohë, përfaqësuesi i Bashkësisë Katolike në Bruksel Don Kastriot Idrizi u lut për të gjithë shqiptarët e diasporës.

“Të lutemi për shqiptarin kudo në botë, për diasporën tonë të çmuar, për ata që kanë lënë atdheun në kërkim të një jete më të mirë, për të rinjtë, për prindërit që mbajnë gjallë lidhjet me rrënjët, për të moshuarit… Zot bëj që kudo që janë të mos humbasin shpresën. Të ruajnë dashurinë për njëri-tjetrin dhe të ndihen të mbrojtur e në paqe.”, tha ai, duke shtuar një tjetër lutje, që Zoti të udhëheqë mendjet e atyre që mbajnë përgjegjësi publike që vendimet e tyre të jenë në dobi të paqes.

Ndërkohë, Rifat Alili nga Qendra Islame Shqiptare në New York dhe New Jersey në mesazhin e tij vuri theksin tek harmonia fetare e shqiptarëve.

“Sot në këtë mëngjes të bekuar, pasi përfunduam lutjen, ne nuk qëndrojmë thjesht si individë që i përkasim traditave të ndryshme fetare. Ne qëndrojmë si një bashkësi që i drejtohet të vetmit zot, secili sipas rrugës së vet por me një zemër të përbashkët. Një komb, shumë besime, një dinjitet i përbashkët, kjo është formula jonë, trashëgimia jonë dhe forca jonë.

Uniteti ynë nuk është uniformitet por është harmoni. Ne nuk jemi të bashkuar sepse jemi të njejtë, por sepse kemi mësuar të jetojmë me dallimet tona, duke i kthyer ato në pasuri. Feja nuk na ndan, mungesa e respektit na ndan. Besimi nuk na përçan, arroganca e përçan njeriun.”, tha ai, duke thënë se në këtë kohë konfliktesh për botën Shqipëria ka një mesazh për këtë “botë të trazuar” me shembullin e saj.

Pas këtij aktiviteti do të zhvillohen panele mbi integrimin europian dhe rolin strategjik të diasporës, ku marrin pjesë Majlinda Dhuka, Natasha Ahmeti, Adea Pirdeni dhe Elona Ajazi.

Në fokus do të jetë edhe trashëgimia arbëreshe, në një panel me pjesëmarrjen e Fernanda Pugliese, Sabrina Rasom, Lorenzo Lonoce, Erilda Selaj, Geri Ballo, Rosario Petta dhe Leandro Ventura.

Diskutimet vijojnë me temën e identitetit kombëtar dhe qendrave kulturore, ku marrin pjesë Blendi Gonxhja, Lira Pipa, Arta Marku, Anila Hyka dhe Lutfi Vata.

Në orët e pasdites do të zhvillohen panele mbi turizmin dhe gastronominë shqiptare në diasporë, me pjesëmarrjen e Fundim Gjepalit, Emiljano Birakut, Blerina Agos, Armando Muçës dhe Irda Vogli.

Samiti do të trajtojë gjithashtu strategjinë e ardhshme të diasporës në panelin “Rruga përpara – nga komunikimi te bashkëveprimi”, me pjesëmarrjen e Klodiana Spahiu, Gjovalin Shkurtaj, Valmira Guzi, Erinda Ndroqi, Joniada Barjaba dhe Vaxhid Sejdiu.

Në vijim, sporti dhe ndikimi i diasporës në arenën europiane do të diskutohen në një panel me pjesëmarrjen e Endrit Hoxhës, Armando Dukës, Altin Lalës, Lorik Canës dhe Erblira Bicit.

Samiti mbyllet me aktivitetin artistik “Zërat e Diasporës”, që do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur si Anbeta Toromani dhe Marigona Qerkezi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEMA E RE E QEVERISË/ Plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi
Previous article ZJARRI NË PALLATIN 12-KATËSH NË TIIRANË/ Arrestohen 4 persona

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

QYTETARËT I KËRKOJNE DORËHEQJEN/ Rama mesazh për Zvërnecin: Ruajtja e natyrës s’do të thotë ndalim i zhvillimit Politikë

QYTETARËT I KËRKOJNE DORËHEQJEN/ Rama mesazh për Zvërnecin: Ruajtja e natyrës s’do të thotë ndalim i zhvillimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT