• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E FLAMURIT NË UKRAINË/ Zelensky: Nuk do t’ia dorëzojmë tokën tonë pushtuesit! Pritet vizitë edhe nga i dërguari special i Trump
Home
Nderkombetare

DITA E FLAMURIT NË UKRAINË/ Zelensky: Nuk do t’ia dorëzojmë tokën tonë pushtuesit! Pritet vizitë edhe nga i dërguari special i Trump

23 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Volodymyr Zelensky shfrytëzoi ceremoninë për festën kombëtare të flamurit në Ukrainë kur hodhi poshtë mundësinë e prekjes së territoreve apo ndryshimit të kufinjve me Rusinë në kuadër të një marrëveshje paqeje.

“Ky flamur është qëllimi dhe ëndrra për shumë nga njerëzit tanë në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës. Dhe ata e ruajnë këtë flamur, e mbajnë të sigurt, sepse e dinë: Ne nuk do t’ia dorëzojmë tokën tonë pushtuesit”, tha Zelensky.

Parakushti Zelenskyt iu vendos që përpara se të mbërrinte në Uashington të hënën e kaluar, ku u takua me Donald Trump dhe liderët evropianë të BE dhe Britanisë. Trump i parapriu takimit duke thënë se Krimea dhe anëtarësimi në Nato i Ukrainës duhet të harrohen, ndërsa në zyrën ovale terhoqi vëmendjen një hartë me territoret e pushtuara të Ukrainës.

BE këmbëngul në kundërshtimin e kësaj kërkese ndaj Ukrainës. Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas tha një ditë më herët se lënia e territoreve të pushtuara Moskës do të krijonte një precedent të rrezikshëm, pasi agresioni do të shpërblehej me territore në një përpjekje paqeje.

Ndërkohë SHBA me presidentin Trump që është tërhequr nga organizimi i një takimi dypalësh Putin-Zelensky do të presë edhe rreth 2 javë që ai të ndodhë. Trump tha se do të shohë mundësinë sanksioneve apo masave të tjera ndaj rusisë nëse takimi nuk do të ndodhë, ndërsa Putin siguroi se Moska po bën gjithçka për paqen edhe pse ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në mediat amerikane tha se një axhendë për samitin Rusi-Ukrainë me liderët nuk është diskutuar fare teksa hodhi akuza ndaj Kievit, i cili sipas tij ka refuzuar cdo propozim të presidentit amerikan trump.

Në kuadër të festës së flamurit, Kievin e viziton këtë të shtunë, Keith Kellog, i dërguari special i Donald Trump, por nuk dihet nëse organizimi i takimit Zelensky-Putin do të jetë pjesë e diskutimeve mes tij dhe presidentit ukrainas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMËNDJE NËNA! Ja përse nuk duhet t’i lejoni kurrë të huajt të puthin beben tuaj!
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta parakohe gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT