Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë këtë të enjte Ditën e Falënderimeve, një festë e veçantë për popullin amerikan prej vitesh.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, uroi bashkëatdhetarët e tij me anë të një postimi në rrjetin social “X”.
Në urimin e tij. Republikani 78-vjeç nuk kurseu as sulmet ndaj Partisë Demokratike, që sipas tij, kanë tentuar vazhdimisht për rrënimin e vendit.
“Gëzuar Ditën e Falënderimeve të gjithëve, duke përfshirë edhe lunatikët e majtë radikalë që kanë punuar kaq shumë për të shkatërruar vendin tonë, por që kanë dështuar keq dhe do të dështojnë gjithmonë, sepse idetë dhe politikat e tyre janë kaq të këqija sa që njerëzit e mëdhenj të kombit tonë sapo dhanë një fitore dërrmuese për ata që duan ta bëjnë Amerikën sërish madhështore! Mos u shqetësoni, vendi ynë së shpejti do të jetë i respektuar, produktiv, i drejtë dhe i fortë, dhe ju do të jeni, më shumë se kurrë më parë, krenarë që jeni amerikan!”, shkruan në postimin e tij Trump.


