• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E DYTË E VIZITËS NË TIRANË/ Ruçi pret Vjolsa Osmanin: Të mos lejojmë që e vërteta për Kosovën të përmbyset para syve tanë
Home
Politikë

DITA E DYTË E VIZITËS NË TIRANË/ Ruçi pret Vjolsa Osmanin: Të mos lejojmë që e vërteta për Kosovën të përmbyset para syve tanë

17 December, 2020 s.autor Politikë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani dje ka mbërritur në Tiranë, dhe po zhvillon takime me krerët e politikës në Shqipëri.

Ditën e sotme Osmani është takuar me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Ruçi është shprehur se vizita e saj shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryetari i Kuvendit tha se nuk duhet të lejohet që të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për t’u ndërtuar, njohur e integruar si shtet i pavarur

E plotë:

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot znj. Vjosa Osmani, Presidente në detyrë Kryetare e Kuvendit, e Republikës së Kosovës, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Pasi i uroi mirëseradhjen në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi, vuri në dukje se kjo vizitë, shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos për bashkëpunimin parlamentar, i cili është shumë i mirë, por duhet të vazhdojë të zgjerohet e fuqizohet.

“Kosova po përjeton periudhë zhvillimesh dramatike për të ardhmen dhe prestigjin ndërkombëtar të saj. Ne vlerësojmë qëndrimin dinjtoz të drejtuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe gatishmërine e plotë të tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën e luftës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet monstruoze dhe gjenocidi i Serbisë. Ne nuk duhet të lejojmë që të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për t’u ndërtuar, njohur e integruar si shtet i pavarur. Vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, ShBA dhe NATO. Për çlirimin e Kosovës NATO dhe fuqitë perëndimore për herë të parë hynë në një luftë, e cila u vlerësua si “ndërhyrje humanitare. UÇK-ja dhe populli kosovar kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. E vërteta është se Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta. Drejtësinë e kësaj lufte e ka vërtetuar koha. Shqipëria është e bindur se të gjitha akuzat kunder udhëheqësve të luftës së drejtë të Kosovës, që fatkeqësisht bazohen në raportin-plagjiaturë të Dick Marty, kujtimet e prokurores Karla del Ponte dhe raportin e prokurorisë serbe, nuk janë të bazuara në prova, por në shpifje e fantazi të sëmura. Kërkohet unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën. Të mos lejojmë që e vërteta e Kosovës të përmbyset dhe dosja e Kosovës të hiqet nga tryeza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Te Presidenti Biden, Kosova ka një mbështetës edhe më të fuqishëm që e njeh mirë rajonin dhe Kosovën.”, theksoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Presidentja në detyrë, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, falenderoi Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për bashkëpunimin, ndihmën dhe kontributin e Shqipërisë në mbështetje të Kosovës. “Ne duhet të bashkëpunojmë qe e vërteta për Kosovën të mos përmbyset para syve tanë. Duhet të tregojmë e ritregojmë të vërtetën e Kosovës. Duhet të punojmë për të kundërshtuar dhe rrëzuar argumentet e Serbisë që të mos njihet Kosova derisa të përfundojë dialogu. Duhet tua bëjmë të qartë të gjithëve se dialogu Kosovë-Serbi nuk është për statusin e Kosovës. Ne vlerësojmë kontributin dhe zërin e Shqipërisë në institucionet dhe mjediset ndërkombëtare ku Kosova nuk është e pranishme.”, nënvizoi znj. Vjosa Osmani.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe Presidentja në detyrë, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, biseduan edhe mbi bashkëpunimin midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës si edhe shkëmbimin e përvojave në fushën e reformave, integrimit europian etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MINISTRAT E RINJ/ Balla kërkon votimin e dekreteve brenda ditës në Parlament. Ruçi bie dakord
Previous article JENI TË INFEKTUAR ME COVID-19? Njihuni me tre mënyrat si magnezi ndihmon në betejën kundër virusit

s.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT