• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA E DYTË E VAKSINIMIT/ Erida Nelaj: Sot do marrin injeksionin 60 persona të tjerë, ja ku dhe si ruhet vaksina
Home
Sociale

DITA E DYTË E VAKSINIMIT/ Erida Nelaj: Sot do marrin injeksionin 60 persona të tjerë, ja ku dhe si ruhet vaksina

12 January, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Erida Nelaj u shpreh në Euronews Albania se të gjithë ata persona që bënë dje vaksinën anti-COVID nuk kanë pasur asnjë shqetësim.

“Deri tani nuk kemi asnjë njoftim për ndonjë efekt. Normalisht me ata që kemi komunikuar kanë thënë që ndjejnë një dhimbje shumë të lehtë në vendin e injektimit, që është normale për çdo vaksinë tjetër. Nuk ka pasur asnjë ankesë”, u shpreh ajo.

Nelaj tregoi se sot do të vaksinohen 60 persona të tjerë. “Mendoj që sot do të vaksinohen rreth 60 veta. Po ecim me ritme të ngadalta sepse është edhe një ushtrim edhe për ne”, tha ajo më tej.

“Sërish do të kemi staf të spitaleve COVID, nga COVID 1 dhe spitalit ‘Shefqet Ndroqi’. Por do të kemi edhe nga ekipet e njësive vendore të Kujdesit Shëndetësor, pikërisht ata që dalin në terren për të marrë tamponët”, theksoi Nelaj, kur foli për grupet që kanë prioritet për t’u vaksinuar.

Shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit dha detaje edhe në lidhje me kushtet në të cilat ruhen vaksinat. “Ajo ruhet në minus 80 gradë, në frigorifer aktualisht në ISHP, pasi kemi disa stacione me frigoriferë minus 80, por gjithmonë në nivel qendror. Nuk do të kemi frigoriferë në pika vaksinimi”, shtoi ajo.

Nelaj foli me siguri se vaksina anti-COVID që po u injektohet shqiptarëve është e Pfizer-BioNTech. “Po ua them me siguri të plotë. Është vaksinë Pfizer-BioNTech. Ruhet në -80 në ISHP dhe sillet aty me termuse. E transportojmë vaksinën të shoqëruar nga forcat e policisë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, vendi ynë aktualisht ka kushte frigoriferike për të ruajtur 30 mijë vaksina. “Ne kemi kapacitet 30 mijë doza njëherë. Po punojmë për të zgjeruar kapacitet. Në përgjithësi i kemi kapacitetet”, përfundoi ajo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E DYTË E VAKSINIMIT/ Rama shkon sërish sot te “Air Albania” (FOTOT)
Previous article DONI TË HUMBISNI DHJAMIN E TEPËRT? Kjo është zgjidhja që ju duhet, përdorimi i dietës alkaline

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët Aktualitet

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë Aktualitet

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se… Aktualitet

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT