Ka përfunduar takimi i ditës së dytë ndërmjet dy delegacioneve zyrtare të Shqipërisë e Greqisë në Korçë. Ndërkohë mbrëmjen e sotme është parashikuar një vizitë e delegacionit grek në Muzeun Mesjetar të Korçës.Mësohet se takimi po zhvillohet në një klimë shumë të mirë dhe vjen pak ditë pasi presidenti Meta i dha shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas, një veprim që u prit shumë mirë nga Athina zyrtare.
Pas takimit Bushati ka dhënë dhe një prononcim për mediat ku theksoi se është bëre progres në këto bisedime.
“Kemi 70 vite histori, mund t’ju them dhe ne Korçë kemi bërë progres të rëndësishëm dhe nesër do të jetë një ditë e rëndësishme. Nuk ka asgjë sekrete pasi temat janë thënë publikisht nga të dyja palët, dhe tani jemi vetëm në procesin e shtjellimit të argumenteve të bisedës”, deklaroi Bushati.


