• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E DYTË E NUMËRIMIT/ PS kryeson me 82 mandate, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera (LIVE)
Home
Politikë

DITA E DYTË E NUMËRIMIT/ PS kryeson me 82 mandate, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera (LIVE)

13 May, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Sot dita e dytë e numërimit dhe janë numëruar 94% e qendrave të votimit në mbarë vendin. Tashmë që kanë kaluar 24 orë nga procesi i numërimit, rezultatet paraprake vijojnë të tregojnë një fitorë të thellë të Partisë Socialiste, e cila sipas projeksioneve siguron plot 82 mandate me 52.2% të votave.

Forcë e dytë mbetet PD me aleatët. Por, Sali Berisha i cili kërkonte rikthimin në pushtet pas 12 viteve, jo vetëm që nuk e gjeti, por rezultatet paraprake e tregojnë opozitën me një rënie drastike në të gjithë vendin. Deri më tani ka siguruar 52 mandate me 34.3% të votave, një goditje përfundimtare për opozitën e cila në 2021 kishte siguruar 63 mandate (59 PD dhe 3 LSI).
Që prej momentit kur dolën projeksionet e para, PS vijon të ruajë 82 mandatet, ndërsa Berisha 52 mandate, ndërsa në Tiranë po bëhet ‘luftë’ mes tij dhe Agron Shehajt për një mandat.
Minutë pas minute:
Ora 10:22/ Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1,120 nga 1,282 qendra votimi, si dhe 9,866 zarfe të diasporës nga gjithsej 42,384.Partia Socialiste kryeson me mbi 45 mijë vota avantazh, duke siguruar deri tani 19 mandate dhe duke konsoliduar epërsinë e saj në kryeqytet.Partia Demokratike, me 131,895 vota, ka siguruar 14 mandate, duke rimarrë një vend që më herët i përkiste partisë Mundësia.Partia e Agron Shehajt ka mbetur me 1 mandat, pasi ka marrë 18,449 vota deri në këtë fazë të numërimit.
Ora

Ora 09:57/ Në qarkun e Beratit janë numëruar të 275 kutitë e votimit.Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 36.863 vota, që përbën 57.64 të totalit.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet e dyta me 19486 vota (30.47 %).

Sipas rezultateve të deritanishme, PS siguron në këtë qark 5 mandate, ndërkohë PS-ASHM merr 2 të tilla.

Ora 09:49/ Jo vetëm zgjedhësit brenda territorit shqiptar, por edhe diaspora po shpërblen socialistët. Nën udhëheqjen e Edi Ramës, PS kryeson bindshëm edhe me votën e diasporës, sipas rezultateve paraprake.Procesi i numërimit u ndërpre pak pas orës 01:00, për të rinisur në orën 08:30 të mëngjesit, edhe për shkak të lodhjes dhe kohës për pushim të komisionerëve e numëruesve.

Nga 38266 zarfe të numëruar deri tani (pas mesnate) nga gjithsej 194 889, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 21054 vota, që përbëjnë 55.42% të votave të numëruara deri tani, në tendencë rritjeje. Në vend të dytë është PD me aleatët, me 10762 vota ose 28,32% të votave, me tendencë rënieje.

Ora 09:03/ Në të dy KZAZ e Lushnjës është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit.Në KZAZ 56 ku përfshihet qyteti dhe rrethinat numërimi i 64 kutive ka përfunduar rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa në KZAZ 55 ku përfshihen njësitë administrative të bashkisë Lushnje numërimi ka përfunduar rreth orës 6 të mëngjesit.Në këtë KZAZ në 64 qendrat e votimit votuan 17650 votues nga 43090 në lista, ku 486 vota dolën të pavlefshme.
Të pavlefshme nga bashkia e Lushnjës kanë dalë 1071 vota.Rezultati i votave në të gjithë bashkinë Lushnjë:Partia Socialiste- 26 404 vota
PD ASHM -10,594Shqipëria Bëhet-1804 vota
Mundësia- 881 votaPSD- 190 vota
Ora 08:50/ Në Bashkinë e Kavajës ka përfunduar procesi i numërimit të votave, ku PD-ASHM ka dalë forcë e parë.Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) u rendit e para me 10626 vota ose 53.75 %.
Partia Socialiste ka dalë forcë e dytë në Kavajë me 7727 vota ose 39.08 %. E treta renditet Partia Socialdemokrate me 384 vota ose 1.94 %.Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 7727 vota – 39.08 %Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 10626 vota – 53.75%
Partia Mundësia – 357 vota – 1.81%Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 279 vota – 1.41 %
Lëvizja Bashkë – 206 vota – 1.04%

Ora 08:39/ Drejt përfundimit numërimi në Shkodër. Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 37,808 vota – 40.2%
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 35,305 vota – 37.5%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 15,893 vota – 16.9%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1,646 vota – 1.8%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1,478 vota – 1.6%
Partia Mundësia – 1,131 vota – 1.2%
Lëvizja Bashkë – 500 vota – 0.5%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 101 vota – 0.1%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 86 vota – 0.1%

Lëvizja Atdheu (LA) – 57 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 25 vota – 0.0%

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Numërohen 1121 nga 1282 kuti në Tiranë, PD i rimerr mandatin Shehajt
Previous article PËRFUNDON NUMËRIMI NË QARKUN E BERATIT/ PS siguron 5 mandate, PS-ASHM merr 2 deputetë

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT