• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA E DRITËS DHE UJIT TË BEKUAR/ Në Sarandë kryqi u kap nga një 42-vjeçar
Home
Sociale

DITA E DRITËS DHE UJIT TË BEKUAR/ Në Sarandë kryqi u kap nga një 42-vjeçar

6 January, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

6 janari i sivjetmë, i njohur nga besimtarët e fesë ortodokse si Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar, është shoqëruar nga ceremoniali tradicional i Dritës dhe hedhjes së kryqit në detin e Sarandës. Besimtarë të shumtë iu drejtuan kishës së Shën Harallambit, në qytetin e Sarandës, ku morën pjesë në meshën për bekimin e ujit e dhënë nga At Kozmai i kishës “Shën Harallambi”.

Pasi ka dhënë mesazhin e vëllazërimit mes komuniteteve, të jetës në paqe dhe pa të këqija, në mbarim të meshës At Kozmai i spërkati të pranishmit me ujin e bekuar. Pas meshës në Kishë një numër i madh besimtarësh kanë shoqëruar ceremonialin e hedhjes së kryqit në ujë. Kryqi i shenjtë është hedhur në ujërat e Jonit, nga trampolina e ngritur buzë detit në segmentin e shëtitores përballë me Kishën e “Shën Harallambit” në Sarandë.

Me hedhjen e kryqit në ujë simbolikisht është bërë edhe bekimi i të gjitha ujërave. Pas Kryqit janë hedhur në ujërat e ftohta disa të rinj. Kryqin e shenjtë në këtë 6 janar e kapi Lluka Todhri 42 vjeç. “Është e disata herë që hidhem për kryqin. Falënderoj Zotin që më dha mundësinë për ta kapur kryqin. Uroj paqe, mbarësi, shëndet! Kalimin sa më lehtë të kësaj pandemie dhe të na mbajë sa më larg nga mëkatet”, tha 42-vjeçari Todhri.

Ceremonia e Dritës së Ujit të Bekuar ka vazhduar më tej me kthimin e besimtarëve në oborrin e kishës “Shën Harallambi”, ku secili prej tyre ka marrë ujë të bekuar për në shtëpitë e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A VAZHDON ENDE ROMANCA? Ja çfarë po ndodh me Sarën dhe Pajtimin pas daljes nga "BB VIP"
Previous article PO VJEN STUHIA E PARË PËR VITIN E RI/ Ja qytetet që do të godasë moti i keq

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI)

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar Aktualitet

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT