• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E DIPLOMACISË/ Macron në Moskë me shpresën se do parandalojë konfliktin ushtarak në Ukrainë
Home
Nderkombetare

DITA E DIPLOMACISË/ Macron në Moskë me shpresën se do parandalojë konfliktin ushtarak në Ukrainë

7 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Dita e diplomacisë, është konsideruar kjo e sotmja ndërsa tensionet vazhdojnë lidhur me grumbullimin masiv të trupave ruse në kufi me Ukrainën. Me shpresën që diplomacia e tij të parandalojë konfliktin ushtarak, Presidenti Macron shkon sot në Moskë për një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.

Takimi ka ngjallur shumë interes, por disa janë skeptikë për atë që presidenti francez po përpiqet të bëjë.
“Synimi gjeopolitik i Rusisë sot nuk është Ukraina, por të qartësojë rregullat e bashkëjetesës me NATO-n dhe BE-në”, tha ai për gazetën franceze, Le Journal de Dimanche, vetëm disa orë para se të nisej për në Moskë, ku do të takohet kokë me kokë me presidentin rus Vladimir Putin.

Në një pretendim të guximshëm, presidenti Macron tha se negociatat e tij me Rusinë, ka të ngjarë të parandalojnë një konflikt ushtarak.

“Intensiteti i dialogut që kemi pasur me Rusinë dhe kjo vizitë në Moskë, ka të ngjarë të parandalojë (një operacion ushtarak) të ndodhë. Më pas do të diskutojmë kushtet e shtensionimit”, tha ai. “Unë kam qenë gjithmonë në një dialog të thellë me presidentin Putin dhe përgjegjësia jonë është të gjejmë zgjidhje historike”.

Qëndrimet e tij dallojnë dukshëm nga mënyra se si administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e karakterizon grumbullimin ushtarak të Moskës dhe rrezikun e një sulmi rus.

Një pushtim rus i Ukrainës “mund të ndodhë në çdo kohë”, tha të dielën Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Carl Bildt, ish-kryeministri suedez, tha se ishte në përpjekje për të kuptuar se çfarë donte të thoshte Macron për arritjen e “një rendi të ri sigurie dhe stabiliteti”.
Në një referencë për sistemin evropian të sigurisë të ndërtuar mbi NATO-n, Bildt tha: Këta muajt e ardhshëm duket se kërkojnë mbrojtje të fortë të rendit ekzistues të pas 1989-ës.

Ndërkohë kancelari gjerman Olaf Scholz është nisur sot në një turne diplomatik, në përpjekje për të shmangur pushtimin e Ukrainës nga trupat ruse, duke filluar nga Uashingtoni ku pritet do të pritet nga presidenti Joe Biden këtë mbrëmje. Nën presionin për të treguar më shumë përkushtim ndaj mbështetjes së një përpjekjeje ushtarake nga Ukraina, ndërsa ajo kërkon të mbrohet nga kërcënimi, por duke u përballur me rezistencë të ashpër në shtëpi për vendosjen e armëve vdekjeprurëse, vizita e parë e Scholz në SHBA që kur u bë udhëheqës gjerman në dhjetor është përshkruar dhe si një “mision për të shpëtuar fytyrën”, në të cilin ai do të pritet të provojë se Gjermania është një partner i besueshëm.

Përpara largimit të tij, ai pati një ton më sfidues për krizën sesa javët e fundit, duke informuar se ai synonte të dërgonte më shumë trupa në Lituani në një përpjekje për të forcuar krahun lindor të NATO-s.

Scholz është ende në përpjekje për të provuar se kriza mund të zgjidhet diplomatikisht dhe këtë beson edhe publiku gjerman, duke u mbështetur në përvojat e Luftës së Ftohtë, kur kishte kërcënime të shpeshta për dhunë dhe një ndjenjë të fortë të rrezikut afër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS SKANDALI NË TUQI/ Shkarkohet trajneri sepse abuzoi verbalisht dhe seksualisht me lojtarët
Previous article E PAZAKONTË NË SERIE A/ Lojtari kërkon me ngulm të ndëshkohet sepse… (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT