• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dita e Çlirimit/ Rama: të rinjtë janë garancia e të ardhmes
Home
Shqipëri

Dita e Çlirimit/ Rama: të rinjtë janë garancia e të ardhmes

29 November, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

 

Kryeministri Edi Rama, me rastin e festës së 29 Nëntorit tha se …”fokusi i qartë i qeverisë mbetet tek rruga jonë e përbashkët e afrimit me familjen evropiane.

Nga Ministria e Mbrojtjes, ku po mbajt ceremonia në kuadër të 73 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Rama theksoi se të rinjtë shqiptarë duhet të kujdesen për kujtimin e luftës, ndërsa shtoi se ata janë viktima të tundimeve radikalizuese.

Më tej teksa u ndal tek dekorimi i 4 ushtarakëve, ku medaljet e nderit u dhanë nga ai, Rama tregoi ndjesitë e tij se ishte prekur kur dëgjoi ushtarakët që gjithçka e bënin për Shqipërinë.

“Nuk ka shembull më kuptim plotë dhe solid në fushën e jetës shoqërore që dhanë këta ushtarakë që morën vlerësim simbolik, i cili nuk ka si të thotë mjaftueshëm për sakrificat e tyre. Ishte vërtetë prekëse që të dëgjojë prej tyre pas marrjes së dekoratave që t’i thonin ministres: ‘I shërbej Shqipërisë’.”, tha Rama.

“Shumë të dashur veteran, dhe pasardhës, shumë të nderuar gjeneral dhe ushtarak të FA-ve, të nderuar shkëlqesi dhe ambasadorë, përkujtimi i 29 Nëntorit, ditës së çlirimit të Shqipërisë, ka sot një ngjyrim të posaçëm, në shenjën e vitit mbarë kombëtar të vitit të Gjergj Kastriotit.

Atë e shpallëm dje në Vlorën e Flamurit, si një vit që rrok jo vetëm një mori t datave të shënuar, por edhë një rend përparësish në politik bërje.

Me një fokus të qartë tek rruga jonë e përbashkët e afrimit të përditshëm me familjen euriopiane, si një aspiratë e kahershme dhe si një angazhim i palëvizshëm i të gjithë shoqërisë tonë, i të gjitha forcave politike dhe qeverisë tonë të re.

Në këtë përvjetor të çlirimit të Atdheut kemi mes nesh akoma më pak nga ata që ishin autorët e drejtpërdrejtë e asaj fitore të rëndësishme, që na bëri të gjithëve ne nderin e paçmuar të të qenit pjesë e një populli që u rendit në krahët e fituesve të Luftës së Dytës Botërore.

Por veteranët dhe veteranët kanë pasues dhe ndërkohë që një cikël jete mbyllet, nis një tjetër cikël. Si një pishtar i pazëvendësueshëm për ndriçimin e rrugës së të ardhmes, ku përditë duhet të njohim vetveten si komb, si shteti.

Ndërkohë që shumë pak gjëra kanë mbetur pa u ditur nga kjo luftë, ama ka diçka që mbetet përditë për tu zbuluar dhe kjo diçka është sensi i përkatësisë dhe zhvillimi i një angazhimi të përditshëm që lidhet me vlerat dhe ëndrrat që e çuan rininë shqiptare në mbështetje të Luftës nacionalçlirimtare.

Në këtë pikë, rinia jonë posaçërisht ka shumë për të mësuar nga shembulli i asaj përpjekje pa u ngatërruar pas asaj që erdhi më pas, si një ide rrafshuese për shumë ëndrra dhe shpresa.

Pa u ngatërruar po ashtu me gjithçka vjen sot jo si thjeshtim totalitarizues, se për fat të mirë ideologjitë që u përplasen në atë mur kanë vdekur, por si thjeshtim radikalizues, të rinjtë janë garancia e të ardhmes.” tha Rama.

Në 73 vjetorin e çlirimit ministria e mbrojtjes ka realizuar aktivitete të ndryshme. Viti 2018 ndryshe është quajtur dhe “Viti i Skënderbeut”. 28 nëntori 29 NËNTORI I ÇLIRIMIT- Kjo ditë përmban një thirrje gjithnjë aktuale, për të gjithë shqiptarët për të vijuar me vendosmëri përpjekjen për Shqipërinë që duam, me shtet 💪punë🤝mirëqenie🇦🇱🇪🇺

ERTV Live😊: 29 NËNTORI I ÇLIRIMIT- Kjo ditë përmban një thirrje gjithnjë aktuale, për të gjithë shqiptarët për të vijuar me vendosmëri përpjekjen për Shqipërinë që duam, me shtet 💪punë🤝mirëqenie🇦🇱🇪🇺

Posted by Edi Rama on Wednesday, November 29, 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Tek tv Shangai i merr të dhënat për bujqësinë?”/ Rama i përgjigjet ironisë së komentuesit
Previous article Kryeministri i Kosovës: Jemi të gatshëm t’i riatdhesojë luftëtarët e Sirisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT