Ilir Meta dhe Edi Rama u bashkuan sot formalisht për të nderuar Dëshmorët e Kombit me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit.
Të shoqëruar edhe nga kryetarja e Kuvendit, Rama dhe Meta vendosën nga një kurorë me lule në Memorialin Nëna Shqipëri.
Ndërkohë, këtë përvjetor të Çlirimit, politika mbeti përsëri e ndarë.
Lulzim Basha dhe drejtuesit e tjerë të Partisë Demokratike vendosën një ditë më parë kurora me lule në nderim të Dëshmorëve të Kombit, duke përkujtuar në të njëjtën datë si Ditën e Pavarësisë, ashtu edhe Çlirimin.
Vitin e ardhshëm kur Akademia e Shkencave të përfundojë rishkrimin e historisë, pyetja se kur është çliruar Shqipëria do të marrë përgjigjen përfundimtare. (TemA)