• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA BOTËRORE E ZEMRËS/ Mjekja kardiologe: Tensioni i lartë është vrasësi i heshtur
Home
Uncategorized

DITA BOTËRORE E ZEMRËS/ Mjekja kardiologe: Tensioni i lartë është vrasësi i heshtur

29 September, 2024 s.autor Uncategorized

Mjekja kardiologe Eva Duraku, e ftuar në studion e News24, ka ofruar këshilla të vlefshme lidhur me sëmundjet kardiovaskulare në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës.

Ajo theksoi se sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë mbi 50% të të gjitha vdekjeve në vendin tonë, ndërsa sëmundjet kronike të zemrës përbëjnë më shumë se 40% të rasteve.

Duraku shpjegoi se faktorët si duhani dhe alkooli ndikojnë ndjeshëm në shfaqjen e këtyre sëmundjeve, sidomos në moshë të re.

Tensioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur që mund të sjellë probleme serioze për shëndetin,” tha ajo. Gjithashtu, ajo theksoi se një pjesë e popullsisë vuan nga sëmundje të stabilizimit të sheqerit, të cilat dëmtojnë enët e gjakut.

Mjekja nënvizoi se sfida kryesore mbetet parandalimi i sëmundjeve, duke inkurajuar popullatën të jetë e vetëdijshme për rreziqet dhe të adoptojë një stil jete më të shëndetshëm.

“Sëmundjet kardiovaskulare në vendin tonë zënë mbi 50% të të gjitha vdekjeve në total. Ndërkohë sëmundjet kronike të zemrës shënojnë më shumë se 40%, kemi shifra shumë të rëndësishme për të marrë në konsideratë. Sëmundjet kanë shumë faktorë në vetvete që sjellin shfaqjen e këtyre sëmundjeve në moshë të re. Ato që ndikojnë janë edhe duhani edhe alkooli.

Tensioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur dhe mund të shfaqë probleme serioze në shëndetin e përgjithshëm. Një pjesë e popullsisë vuan edhe nga sëmundje të stabilizimit të sheqerit, duke bërë që të kemi dëmtim të enëve të gjakut. Sfida kryesore është parandalimi i sëmundjeve”, u shpreh ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO JETË NJË DITË MJAFT ME FAT..."/ Horoskopi për ju sot, 30 Shtator 2024
Previous article RAPORTI/ Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori

s.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT