• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DISKUTUAM PËR ZGJIDHJEN…”/ Rusia dënon vendimet e SHBA-së për Kudsin dhe Golanin
Home
Nderkombetare

“DISKUTUAM PËR ZGJIDHJEN…”/ Rusia dënon vendimet e SHBA-së për Kudsin dhe Golanin

8 April, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka dënuar vendimet e SHBA-së për Kudsin dhe Lartësirat e Golanit.

Lavrov i cili ndodhet në kryeqytetin e Jordanisë, Amman, për një vizitë zyrtare në konferencën e përbashkët për media pas takmit të zhvilluar me homologun e tij jordanez Ayman Safadi, tha se “Diskutuam për zgjidhjen politike në Lindjen e Mesme. Ne jemi të shqetësuar për ato që po ndodhin në territoret palestineze. Komuniteti ndërkombëtar duhet të respektojë vendimet ndërkombëtare”.

“Ne dënojmë vendimet e SHBA-së mbi Kudin dhe Golanin. Kjo nuk është legjitime”, tha Lavrov duke njoftuar se qëndrimi i Rusisë është i hapur dhe se bëjnë thirrje që zgjidhja e çështjes së Palestinës të arrihet në bazën e zgjidhjes me dy shtete dhe se përpjekjet e tjera nuk do të sjellin ndonjë rezultat të mirë.

Në lidhje me “Marrëveshjen e Shekullit” projektin ende të padeklaruar të SHBA-së, ministri Lavrov tha se “Ne nuk dimë asgjë për këtë. Por, të dhënat janë shumë shqetësuese”.

Pasi shtoi se me homologun i tij jordanez diskutuan për rritjen e përpjekjeve për t’i dhënë fund terrorizmit pa një standard të dyfishtë, çështjen e zgjidhjes politike në Siri në kuadër të rezolutave ndërkombëtare, diplomati rus Lavrov tha se “shpresojnë që Kombet e Bashkuara (OKB) të ndërmarrë përsëri hapa për dialog në Gjenevë”.

Ministri i Jashtëm jordanez Safadi bërë të ditur se kanë diskutuar mbi çështjet rajonale, kryesisht për Palestinën. “Po ndjekim me një shqetësim të madh zhvillimet në territoret palestineze nën pushtim. Ne jemi të shqetësuar se nuk vërehet asgjë në horizont për zgjidhjen politike, realizimin e së cilës e dëshirojmë. Është i pamundur realizimi i kësaj zjgidhjeje politike pa formimin e një shteti të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kudsin Lindor”, tha Safadi.

“Nuk jemi në dijeni të detajeve në lidhje me ‘Marrëveshjen e Shekullit‘. Nuk e dimë se çfarë do të thotë SHBA-ja për këtë çësthje. Por, qëndrimi ynë si Jordani është i qartë. Zgjidhja e vetme në çështjen izraelito-palestineze është përfundimi i pushtimit. Nëse nuk ndodh kjo, do të ndodhemi brenda një konflikti të madh”, tha Safadi duke shpjeguar se me Rusinë janë vazhdimisht në dialog edhe për çështjen e Sirisë dhe se po punojnë me komunitetin ndërkombëtar për arritjen e një zgjidhjeje politike.

Pritet që ministri Lavrov të takohet edhe me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHI DHE DIELL/ Ja cilat këpucë duhet të zgjedhim për këtë kohë “konfuze” sipas stilistëve
Previous article KURSENI PARATË/ 3 produkte ushqimore që mund t’i përdorni si pjesë e kujdesit për lëkurën

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT