• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DISIDENTI I SHQUAR/ Roland Jahn: Urgjente që Shqipëria të hapë dosjet e Sigurimit
Home
Shqipëri

DISIDENTI I SHQUAR/ Roland Jahn: Urgjente që Shqipëria të hapë dosjet e Sigurimit

8 November, 2017 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Roland Jahn, i lindur në Jena, në vitin 1953, ka qenë një nga disidentët më të shquar të periudhës së diktaturës në Gjermaninë Lindore. Sot ai është shefi i entit që ruan dosjet e ish-sigurimit të RDGJ-së.

DW: Zoti Jahn, Gjermania feston sërish ditën e rënies së murit të Berlinit. Ku ishit ju më 9.11.1989?

Roland Jahn: Unë punoja si gazetar në televizion, në Berlinin Perëndimor, dhe e komentova rënien e murit në studio. Me të mbaruar emisioni u nisa menjëherë te prindërit në vendlindje.

Zoti Jahn, ju keni qenë disident në RDGJ. Për çfarë luftonit ju atëherë?

Ne donim liri dhe vetëvendosje. Donim që të vendosnim vetë për jetën tonë. Por nuk na lejonte  diktatura komuniste.

Dikur u arrestuat dhe më pas u liruat. Kishte paguar Gjermania Perëndimore për lirimin tuaj?

Për mua nuk u pagua. Por Gjermania Perëndimore angazhohej gjithmonë për të burgosurit politikë dhe arrinte t’i lironte nga burgjet duke paguar për ta. Mua më liruan sepse pati jehonë të madhe në shtypin perëndimor.

Gjermania Lindore ju ekstradoi në Perëndim të lidhur me zinxhirë në një vagon mallrash. Kur ju patë që ndodheshit në Perëndim, ju u sulët drejt kufirit për t’u kthyer në lindje. Përse?

Ishte atdheu im, doja të jetoja aty ku isha rritur, doja ta transformoja shoqërinë e atjeshme, por ajo nuk më lejoi, më nxori jashtë me dhunë. Bëja herë pas here përpjekje për t’u kthyer, por kjo u bë e mundur vetëm kur u rrëzua muri.

Si e përjetuat rënien e murit?

Rrëzimi i murit ishte një ndjenjë shpërblimi. Ishin vetë njerëzit, lëvizja qytetare, që e rrëzuan me një revolucion paqësor.

Nëse do të bënim një krahasim mes kushteve të punës suaj si disident në Gjermani dhe një disidenti në Shqipëri, cila qe përparësia e disidencës në Gjermani? 

Kushtet e disidencës në Shqipëri ishin specifike, sepse Shqipëria ishte krejtësisht e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Ne, në Gjermaninë Lindore, kishim përparësinë që kishim Gjermaninë Perëndimore që paguante për lirimin e të burgosurve, që informonte opinionin. Sidomos informacionet që fusnin mediat gjermano-perëndimore në Lindje, ishin shumë të rëndësishme për ne. Ato e çuan përpara revolucionin.

Pra, ju nuk ishit heronj?

Jo. Ne ishim të rinj dhe donim të vetëvendosnim.

Keni qenë asokohe vetë i persekutuar, çfarë raporti keni sot me persekutorët tuaj të dikurshëm?

Mendoj se më e rëndësishmja është zbardhja e periudhës së diktaturës dhe e emrave të  personave përgjegjës. Askush nuk duhet të lirohet nga përgjegjësia. Por personat përgjegjës nuk mund të dënohen përjetësisht. Edhe atyre duhet t’u jepet mundësia të bëhen pjesë e kësaj demokracie. E rëndësishme është që të zbardhim të shkuarën, që të njohim mekanizmat e kësaj diktature, për të kuptuar se si disa njerëz arrijnë t’u rrëmbejnë të drejtat të tjerëve.

Disa përfaqësues nga institucionet që merren me zbardhjen e sdë kaluarës në Shqipëri aktualisht ndodhen në Gjermani. Cila është këshilla juaj për ta? 

Ne duam t’i japim Shqipërisë nga përvoja jonë e përballjes me diktaturën komuniste. Kohët e fundit shqiptarët kanë nisur të përballen më mirë me të shkuarën. Por një gjë është e rëndësishme: Hapja e Dosjeve. Hapja e dosjeve të sigurimit, që të mos na mbysë më helmi i tyre.

Mendoni se Shqipëria e ka më të vështirë se Gjermania përballjen me të shkuarën?

Secili vend ka kushtet e veta konkrete, por është e rëndësishme që të mësojmë nga përvojat. Ne, gjermanët, mund të themi se dosjet duhen hapur, duhet zbardhur e shkuara, në mënyrë që të vihet në vend e drejta dhe të rehabilitohen viktimat. Dhe mendoj se edhe në Shqipëri ekziston një shans për ta zbardhur të shkuarën, sado e largët qoftë.

Intervistoi Anila Shuka

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zhurma akustike, shkak i mijëra vdekjeve në vit
Previous article 67-vjeçari denoncon të bijën në polici: Ajo më…

Redaktor1

Postime të ngjashme

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT