Forca Demokratike Siriane e mbështetur nga SHBA thotë se grupi i Shtetit Islamik ka humbur territorin e tij të fundit në Siri.
Një zëdhënës i SDF deklaroi “humbjen territoriale 100%” të IS, duke i dhënë fund kalifatit të tij.
Grupi xhihadist dikur kontrollonte 88.000 km katror tokë që shtrihej në gjithë Sirinë dhe Irakun.
Pavarësisht nga humbja e territorit, grupi shihet ende si një kërcënim madhor për sigurinë mes sulmeve terroriste në rritje në rajon dhe mbarë botën.
Aleanca SDF e udhëhequr nga kurdët filloi sulmin e fundit ndaj IS në fillim të marsit, ndërsa militantët e mbetur u fshehën në fshatin Baghuz në Sirinë lindore.
Shumë IS luftëtarë braktissën Baghuzin, por ata që qëndruan vendosën rezistencë të ashpër, duke përdorur bomba vetëvrasëse apo bomba makine.
“Forcat Demokratike të Sirisë deklarojnë eliminimin total të të ashtuquajturit kalifat dhe humbjes territoriale 100% të ISIS,”– shkroi Mustafa Bali, kreu i zyrës së medias të SDF.