• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DISA PRONARË I SHEMBIN VETË”/ Julian Hodaj: Pastrimi nga ndërtimet pa leje në çdo cep, kush përjashtohet
Home
Aktualitet
Kronikë

“DISA PRONARË I SHEMBIN VETË”/ Julian Hodaj: Pastrimi nga ndërtimet pa leje në çdo cep, kush përjashtohet

8 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj ka dhënë detaje në lidhje me operacion “Bregdeti Ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare të nisur nga Ksamili dhe Velipoja.

I ftuar në studion e ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi, Hodaj u shpreh se nuk kanë hasur në kundërshti nga ana e banorëve, ndërsa theksoi se ajo që është vënë re është se persona të dënuar më parë për ndërtime pa leje, kanë kryer sërish të njëjtën shkelje duke i paralajmëruar ata se do të kenë të njëjtin fat.

“Dje ka qenë dita e parë. Edhe sot në ditën e dytë nuk ka pasur fërkime apo kundërshti nga ana e subjekteve, Asnjë nga subjektet nuk është i kënaqur që i prishet diçka. Me ndryshimet e reja është herë të thuhet se është dënuar dikush. Ndjekja penale nuk është fakultative. Kur konstatohet një ndërtim pa leje ndërhyhet për prishje, shkohet edhe në procedim penal. Edhe dje dëgjoja me habi që njerëz që ishin dënuar për ndërtim pa leje dhe kishin ndërtuar prapë pa leje, por prapë do kenë të njëjtin fat. Kemi një problematikë edhe të viteve të shkuar të ndërtimeve pa leje. Nuk ka ndërtime masive por këto ndërtimet e lehta”, deklaroi Hodaj.

Ai u shpreh se në rast se ndërtesa është në proces legalizimi duhet të pritet deri në përfundim të verifikimit të plotë për të ndërhyrë. Hodaj tha se nuk do tolerohet asnjë ndërtim pa leje përfshirë edhe banesat në tokë private apo publike, si dhe as zyrtarët që mbyllin sytë përpara paligjshmërisë.

“Nëse ndërtesa është në proces legalizimi duhet të pritet deri në përfundim të tij. Sot ka edhe një proces verifikimi që po vazhdon për ndërtimet që janë prishur. Janë marrë pretendimet e subjekteve. Brenda kësaj liste edhe banesa por janë shumë pak. Nuk do tolerohet askush që ka një ndërtim pa leje dhe asnjë zyrtar që mbyll sytë para paligjshmërisë. Ligji nuk bën dallime për ndërtime pa leje në tokë publike apo private. Në rastet e tokës publike ka edhe një rrethanë tjetër që është zaptimi i territorit”, u shpreh ai.

Hodaj nënvizoi se me ligjin e ri është vetë shkelësi që paguan për pastrimin e inerteve ose detyrohet t’i pastrojë vetë. Ai u shpreh se ka vënë re që në Ksamil dhe Velipojë ka pasur raste të atyre që i kanë prishur vetë ndërtimet që kanë pa leje, për të ulur kështu koston e shkeljes si dhe për të shpëtuar materialet e ndërtimit.

“Kjo fazë presupuzohet të prekë të gjithë bregdetin. Ne konsiderojmë jo vetëm ndërtimet prej betoni por edhe shtesat në ndërtimet ekzistuese. Shumica e numrit janë këto ndërtimet e shpejta që kryesisht tentohen në këtë periudhë. Kryesisht janë ndërtimet e lehta dhe shtesat në ndërtimet ekzistuese. Në rastin e projekteve publike, ligji e parashikon që këto projekte mund të legalizohen dhe ata që kanë certifikatë pronësie, dëmshpërblehen. Ligji thotë që nuk legalizohen ndërtesa në vende kur ka projekte publike.

Fenomeni i ndërtimeve pa leje është i shpërndarë gjithandej. Ka edhe brenda qendrave urbane. Në të gjitha vendet ku ka ndërtime pa leje, do procedohet me pastrimin e territorit. Aksioni për bregdetin është i përqendruar, presupuzohet të përfundojë brenda qershorit. Ligji i ri parashikon që ndotësi paguan. Ose do paguajë kostot ose do ta bëjë vetë pastrimet. Dje në Ksamil dhe Veli[ojë shumë ndërtime pa leje, subjektet filluan t’i çmomtojnë vetë pa pritur ndërhyrjen se me këtë rast shpëtojnë materialet dhe kostoja pastaj është më e ulët”, deklaroi zv/ministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNOI ISH TË DASHURËN DHE I KËRKOI.../ Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë
Previous article "TRE MUAJT E PARË..."/ Klea Huta flet hapur për periudhën e vështirë të depresionit gjatë shtatzënisë me Kridin

s.autor

Postime të ngjashme

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT