Nga Edmond Laçi
Ndërsa për ne shqiptarët dhe një pjese të mirëtë njerëzimit kafeja mund të jetë pija “e preferuar“,bota në të vërtetë rrotullohet rreth çajit. Përveç ujit, sot çaji është pija më e konsumuar në botë, me rreth 300 miliardë litra në vit. Dhe pikërisht nëBallkan, ndodhet vendi ku konsumohet më shumëçaj për frymë se askund tjetër në botë: çdo turkpërdor mesatarisht 1300 filxhanë çaji në vit, ose 3.5kilogram, ndërsa pas tyre renditen Irlanda dheBritania e Madhe. Megjithatë perandoria e vërtetë e çajit në botë është Kina. “Atdheu” i çajit prodhon sot rreth 2.8 milion tonë në vit nga 6 gjithsej që ështëprodhimi global. Pikërisht në këtë vend rriten edhelulet e çajit më të vlerësuara në botë: Da Hong Paoqë kushtojnë plot 1.2 milionë dollarë kilogrami. Kina është gjithashtu edhe vendi me konsumin më tëmadh: 70 miliard litra çaj të ngrohtë dhe 15 të ftohtënë vit. Nëntorin e kaluar “Teknikat tradicionalekineze të prodhimit të çajit” u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimitnga UNESCO...
Të ndjehesh për disa orë “perandor” nëperandorinë e vërtetë të çajit nuk mjafton vetëm tëjesh në Pekin. Por duhet të kesh fat dhe tëndodhesh aty gjatë kohës që hapet Ekspozita e 14-të Ndërkombëtare të Çajit dhe Ceremonisë së Çajit.Për katër ditë me radhë 1 mijë brende çaji, 10 mijëprodukte nga kompani publike dhe private me emër, u shfaqën në 1.300 stenda, në një sipërfaqeprej 26.000 metrash katrorë. Mes mijëra vizitorëve, shumica janë profesionistë që vijnë në ekspozitënmë me ndikim dhe më të vlefshme të çajitpranveror në Kinë, për biznes. Por ka edhe të tjerë, si mua, që çajin e kanë pirë vetëm kur kanë qenëme temperaturë, edhe atëherë, duke ia dhënë me zor. Gjithsesi sado tifoz të jesh për “lëngjet” e tjera, nuk ke si të mos provosh ritualin kinez tëceremonisë së çajit që vjen deri në ditët e sotmepothuajse e njëjtë me atë të krijuar nga dinastiaTang (618–907).
Mjafton të ulesh në stolat e vegjël të një stende çfarëdo për të provuar më tepër se çajin, ceremoninë “Gong fu cha”, që mund të përkthehet“përgatisni çaj me kujdes dhe përkushtim“. Nëtavolinën e degustimit, është çajniku i vogël, një tasku hidhet fillimisht çaji, kupat e aromës dhe shijimit, por edhe mjete të tjera, si darë të vogla, lugëbambuje, tabaka çaji, si dhe një furçë për kujdesine çajnikëve prej balte Yixing. Ndjehesh një“perandor” i vërtetë, madje më shumë, sepse këtumund të provosh çaj nga të gjitha viset e Kinës. Qënga plantacionet jugperëndimore, në Yunnan, Sichuan e Guizhou ku prodhohen i famshmi çaji i zi Dianhong, i verdhi Mengding dhe jeshili DuyunMaojian. Për të vazhduar me plantacionet e KinësJugore në Guangdong, Guangxi, Fujian e Hainan, ku rriten çaji i errët Liu Bao dhe ai Oolong, ose gjysëm i fermentuar. Pikërisht nga kjo zonë ështëedhe Da Hong Pao, një filter dygramësh i të cilitllogaritet 2.400 dollarë. I përkthyer fjalë për fjalë“fustan i madh i kuq“, gjethet e këtij çaji vijnë ngavetëm gjashtë bimë që kanë mbijetuar gjatëshekujve dhe janë rritur në Fujian, në malet Wu Yi, ish-kopshtet e dinastisë Ming (1368–1644). Legjendat thonë se ky çaj shëroi nënën e njëperandori nga një sëmundje e rëndë.
Por sot, të paktën për disa orë, “perandori” jam vetë. Duhen parë e provuar ende çaji ngaplantacionet në jug dhe në veri të lumit Yangtze, duke filluar me Zhejiang, Jiangxi e Hunan deri te Shandong, Gansu, Shaanxi, Henan si dhe pjesëtveriore dhe jugore në Jiangsu, Hubei dhe Anhui. Këtu prodhohen çaji i famshëm jeshil Dragon Well, si dhe Keemun, Phoenix Dancong e XinyangMaojian. Duhet thënë se nuk ka asnjë sistememërtimi për çajrat kinezë, të cilët njihen nga malet, vendet e shenjta dhe personazhet mitologjike. Dhendërsa vazhdojmë të mësojmë gjëra të reja, rituali vazhdon: uji i nxehtë hidhet mbi tavolinën e çajit papushim, pastaj vetë çaji shpëlahet për të mos rrezikuar cilësinë e infuzionit, derisa çajniku zbrazeti gjithi në filxhanin e provës. Një degustim të tillë do ta kishte zili edhe Shen Nungu, babai i mjekësisëdhe bujqësisë kineze, të cilit i atribuohet zbulimi içajit rreth vitit 2750 para Krishtit.
Sot çaji është bërë një artikull i sofistikuarkonsumi. Kjo pasi njerëzit tani po kërkojnë opsionemë të rafinuara, duke detyruar prodhuesit jo vetëmtë ruajnë metodat mijëravjeçare, por edhe tëkrijojnë aksesorë të ndryshëm për t’i shtuar shijedhe elegancë çajit. Kjo është edhe arsyeja që“Ekspozita e Çajit të Pekinit”, prej vitit 2011 ështëshndërruar në platformën më të mirë të tregtimitdhe komunikimit për prodhuesit, shpërndarësit, krijuesit e kompleteve të çajit dhe dashamirësit e kësaj pijeje që ka pushtuar botën. Kombet e Bashkuara dhe FAO kanë caktuar 21 majin e çdoviti si Ditën Ndërkombëtare të Çajit, për tëreflektuar mbi mundësitë e pafundme dhe për tëtërhequr vëmendjen ndaj veçorive ekonomike e kulturore të këtij produkti.
Që nga monografia e parë, e shkruar në vitin758 nga Lu Yu, deri sot askush nuk ka më dyshimte cilësitë e çajit. Vitaminat B, C dhe E, kripëratminerale, proteinat, por mbi të gjitha antioksidantëtqë janë të pranishme kryesisht në llojin e zi dhejeshil, janë të shkëlqyera për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare ose atyre ishemike tëzemrës. Për më tepër, llojet Pu’er dhe Oolong janëdetoksifikues të pakrahasueshëm, të përsosur përata që duan të lënë duhanin, por edhe për të luftuarobezitetin dhe kolesterolin e lartë. Një shprehje e urtë kineze thotë se “Pirja e një filxhani çaji në ditësigurisht që do ta lërë të vdesë urie farmacistin”.Për mua farmacisti do ta ketë jetën e gjatë, por tëpaktën për disa orë isha “perandor”. Pikërisht nëperandorinë e çajit. (CRI)