• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DISA NUK TË DUAN LIDER TË SERBISË”/ Vuçiç foli në rusisht me Putin për Kosovën: BE ka rënë
Home
Nderkombetare

“DISA NUK TË DUAN LIDER TË SERBISË”/ Vuçiç foli në rusisht me Putin për Kosovën: BE ka rënë

3 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtrënguan duart dhe më pas u ulën në karrige për një diskutim në rusisht. Presidenti rus, Vladimir Putin, takoi homologun e tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiç, në Pekin të Kinës, në një atmosferë pozitive, ndërsa diskutuan për një sërë temash, nga Kosova, ekonomia e deri tek gjeopolitika, raporton A2 CNN. Shefi i Kremlinit pati një kritikë, ndërsa theksoi se shkëmbimet tregtare mes Moskës dhe Beogradit kishin rënë vitin e kaluar, por falënderoi mikun e tij që nuk iu bashkua sanksioneve të perëndimit.

“Ne njohim dhe respektojmë politikën e jashtme të pavarur që Serbia po ndjek nën lidershipin tuaj. Këtu diskutojmë çështjet bilaterale dhe rajonale, siç bëjmë ne zakonisht kur takohemi ballë për ballë”, i tha Putini-Vuçiçit.

Vuçiç ishte ai që foli më shumë në këtë takim, duke u përpjekur të befasojë Putinin me rusishten e tij, që mediat e cilësuan si të përkryer. Presidenti i Serbisë e falënderoi liderin rus për mos njohjen e Kosovës dhe sulmoi Bashkimin Europian me pretendimin se janë shkatërruar të gjitha marrëveshjet e Brukselit.

“Federata Ruse ka qenë e vendosur në qëndrimin e saj për integritetin territorial të Serbisë gjatë gjithë kohës. Rusia ka folur qartë për shkatërrimin dhe shkeljen e marrëveshjeve të Brukselit dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera që kemi nënshkruar me palën tjetër dhe me garancitë e një pale të tretë”, tha presidenti serb.

Vuçiç tha për mediat serbe se nuk e kishte pasur aspak të lehtë të bisedonte për mbi 1 orë e gjysmë me Putinin, të cilit i kishte kërkuar dhe vazhdimin e furnizimit me gaz, me sasi më të mëdha dhe një çmim më të ulët. Ai njoftoi se kishte biseduar edhe për tema mbi të cilat nuk pajtohen plotësisht me Moskën, por pa sqaruar se nëse bëhet fjalë për raportimet se Serbia ka dërguar armë në Ukrainë. Vuçiç, mes tjerash, zbuloi dhe informacionin sekret që i kishte dhënë Putini, se “ka disa njerëz që nuk e duan më në krye të shtetit të Serbisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUSHTE DHE KARRIGE/ Dalin PAMJET e sherrit në Korçë. Momente tmerri për klientët
Previous article E RËNDË/ Aksident në aksin Lushnje-Fier! Makina përmbyset në kanal, të lënduarit...

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT