• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DISA MUAJ PAS NDARJES NGA JETA/ Publikohen për herë të parë letërkëmbimet dhe dorëshkrimet e panjohura të Kadaresë
Home
Kulturë

DISA MUAJ PAS NDARJES NGA JETA/ Publikohen për herë të parë letërkëmbimet dhe dorëshkrimet e panjohura të Kadaresë

8 January, 2025 s.autor Kulturë

Letërkëmbime dhe dorëshkrime të panjohura të shkrimtarit Ismail Kadare janë bërë publike për herë të parë në një ekspozitë në shtëpinë-studio që mban emrin e tij.

Dorëshkrimi i “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, korrespodenca me aktorin dhe regjisorin e madh francez Michel Piccoli për të realizuar filmin bazuar mbi këtë vepër, si dhe një kopje origjinale e skenarit janë të hapura për publikun.

Mes dokumenteve që janë ekspozuar janë gjithashtu dhe dorëshkrimi i veprës së tij për Eskilin, një përmbledhje apo ‘outline’ i tij i parë për veprën “Emblema e dikurshme”, dorëshkrimi i parafundit i “Prilli i thyer” dhe romanit “Dimri i madh”.

Për herë të parë në ekspozitë është edhe letra e romancierit të madh gjerman, Gunter Grass që ia drejtonte Kadaresë në vitin 1987 në emër të Akademisë së Arteve të Berlinit.
“Ai kërkonte një shkrimtar shqiptar, i cili kishte kaluar kufijtë, për të shkuar në Amsterdam, në një takim evropian që do të mbahej, për të folur se si dy blloqet Lindje dhe Perëndim nuk duhej të ishin më dy blloqe politike që ndanin, por do të duhej të gjenin ura lidhëse. Sipas Gunter Grassit ky është edhe një mision i shkrimtarëve, jo vetëm politikanëve dhe shoqërisë civil”,-tha Anisa Ymeri, drejtoreshë e shtëpisë studio Kadare.

Në ekspozitë një dorëshkrim i antologjisë së prozës shqipe në Francë, e shkruar në vitin 1980 nga Kadare, u dhurua nga studiuesi Xhevat Lloshi, i cili rrëfeu historinë e veçantë të një autokritike të detyruar të shkrimtarit.

“Ismail Kadaresë në ditët që u bë pleniumi i kërkuan që në fjalimin e tij të bënte edhe një autokritikë. Ismaili nuk e kishte përgatitur autokritikën. Pastaj u detyrua ta shtonte aty dhe unë kam dorëshkrimin. Jo vetëm kaq, por unë e kisha çuar për shtyp gazetën, tetë faqet e brendshme dhe mund t’ju duket e çuditshme: 5 mijë faqe të gazetës u dogjën që të mos ishin pa autokritikën e tij”,-tha studiuesi Xhevat Lloshi.

Sakaq, botuesi i Kadaresë, Bujar Hudhri thekson rëndësinë e ekspozitës.

“E vetmja pikë ku takohemi është dorëshkrimi. Kadareja duke qenë besnik i shkrimit me dorë, kjo ka qenë një lidhje shumë e bukur, prekëse, domethënëse por dhe me përgjegjshmëri shumë të madhe”,-tha botuesi Bujar Hudhri.

Veç dorëshkrimeve gjen edhe detaje të veçanta nga jeta e shkrimtarit, siç janë ftesat për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, foto të rralla të tij, ku Kadare shfaqet duke qeshur, një pikturë-portret me autor ende të panjohur.

Ekspozita u hap pikërisht në muajin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, të parin pa të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NË BALLKANIN PERËNDIMOR/ Biden urdhër ekzekutiv për sanksionimin e individëve të përfshirë në minimin e demokracisë dhe korrupsion
Previous article AKUZAT PËR ULJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË/ Rama u përgjigjet komentuesve: Nuk ka lidhje me zgjedhjet, fitoren e 10-të e kemi të sigurt

s.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI” / Alfred Peza prezanton romanin e fundit në “Vitrina e Librit” Kulturë

“DIAMANTI” / Alfred Peza prezanton romanin e fundit në “Vitrina e Librit”

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT