• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Diplomati francez: Memorandumi që shqiptarët e strehuar në male i drejtuan Perandorisë Osmane
Home
Dossier

Diplomati francez: Memorandumi që shqiptarët e strehuar në male i drejtuan Perandorisë Osmane

9 March, 2018 F.autor Dossier

Në librin e studiuesit, diplomatit dhe politikanit francez, Victor Bérard, me titull “La Mort de Stamboul, considérations sur le gouvernement des Jeunes-Turcs (1913)” – Vdekja e Stambollit, shënime në lidhje me qeverinë e xhonturqve » gjejmë një memorandum që i drejtohej Perandorisë Osmane (1911) nga luftëtarët shqiptarë.

Pse u strehuan bashkëkombësit tanë në malet e Shqipërisë ? Cilat ishin kërkesat e tyre? A ishin ato koherente për Atdheun tonë? Përgjigjet do t’i gjeni në shkrimin në vijim, të sjellë nga Aurenc Bebja:

“Me anë të këtij memorandumi, ne, shqiptarët të strehuar në male, dëshirojmë të paralajmërojmë qeverinë e Perandorisë Osmane dhe gjithashtu botën e qytetëruar se arsyeja e vetme që na ka detyruar të marrim rrugën e malit është vetë qeveria osmane. Nëse ne nuk do të kishim braktisur shtëpitë tona për t’u strehuar në male, kush e di se sa prej nesh, dhe ndoshta të gjithë, do të vareshim apo dëboheshim. Krimi i ynë i vetëm është se ne jemi shqiptarë falë Zotit dhe se dëshirojmë të arsimohemi (edukohemi) në gjuhën tonë kombëtare dhe po ashtu të vdesim shqiptarë.

Bota e qytetëruar ta dijë se ne nuk jemi maleve për të vjedhur apo për të vrarë, jo, një mijë herë jo.
Ne jemi ngjitur në male për t’i treguar botës së qytetëruar se ne nuk jemi të kënaqur me qeverinë aktuale të Perandorisë Osmane dhe për të luftuar derisa qeveria të plotësojë kërkesat tona, të cilat janë:

1° Amnisti të përgjithshme për të gjithë vëllezërit tanë myslimanë dhe katolikë;
2° Liri totale për të gjithë shqiptarët që të shkollohen në gjuhën e tyre;
3° Liri totale për shkollat dhe gazetat shqiptare;

Ne do të luftojmë, Gegë e Toskë, derisa t’i arrijmë këto qëllime. Përveç këtyre kërkesave, ne kërkojmë në vijim, se përndryshe është e pamundur të jetojmë ; që të gjithë zyrtarët në Shqipëri të jenë shqiptarë, sepse njohin gjuhën dhe zakonet tona. Kështu, qeveria do të shmangë gabimet që provokuan ngjarjet e pranverës së kaluar ; që gjuha shqipe të mësohet në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe të shkruhet me shkronja latine dhe jo arabe.

Ne jemi të gatshëm të paguajmë taksat e votuara nga Parlamenti, me kusht që paratë të përdoren në Shqipëri për rrugët dhe hekurudhat ; që qeveria të hapë banka ku populli mund të marrë para hua për të blerë mjete bujqësore; që qeveria të inkurajojë hyrjen e investimeve (kapitaleve) të huaja, të cilat nuk i përkasin propagandës së huaj”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Champions League, shpërblehet Cristiano Ronaldo
Previous article U përplas me Lopez, Sadiku merr lajmin e keq për ndeshjen e fundjavës

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur... Dossier

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur...

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi… Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935 Dossier

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT