• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DIPLOMACIA PARLAMENTRE” NË FUKSION TË EKONOMISË”/ Balla: Shpresë që bisedimet me BE të nisin brenda vitit
Home
Politikë

“DIPLOMACIA PARLAMENTRE” NË FUKSION TË EKONOMISË”/ Balla: Shpresë që bisedimet me BE të nisin brenda vitit

19 October, 2020 Delo.autor Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, tha dje se mbetet shpresëplotë se fillimi e bisedimeve të Shqipërisë me BE-në do të nisë brenda presidencës gjermane, deri në fund të vitit.

“Kryeministri Rama është i ftuar nderi në këtë forum nga një personalitet sikurse është Günther Oettinger, drejtues prej më shumë se dhjetë vitesh në Komisionin Europian në disa portofole të njëpasnjëshme. Gjithë kjo prezencë në këtë takim është me qëllim kontakti me kompani të një niveli mjaft të lartë, disa prej të cilave kanë eksperienca edhe në Shqipëri.

Gjatë konferencës morën fjalën duke treguar eksperiencat e tyre për Shqipërinë, sikurse ishte avokati Flygert, i cili me të drejtë, nisur nga eksperienca e tij në Shqipëri, e cilësoi Shqipërinë si një rast tejet pozitiv ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u fokusuar edhe te momenti historik në të cilin ndodhemi sikurse është fillimi i bisedimeve për anëtarësim.

Shpresa dhe pritshmëria jonë është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të fillojnë bisedimet brenda presidencës gjermane, pra mbledhjen e parë ndërqeveritare mes Komisionit Europian dhe dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Balla.

Balla, i cili ka shoqëruar Kryeministrin Rama në takimet e tij në Mynih të Gjermanisë, tregoi interesin e kompanive serioze gjermane për të investuar në Shqipëri. “Edhe në këtë Konferencë kishte përfaqësues, anëtarë të Bundestagut, me të cilët ne kemi një komunikim shumë intensiv në funksion të mbështetjes së Gjermanisë ndaj Shqipërisë. Por duhet të kuptojmë se bashkëpunimi me Bundestagun gjerman është i rëndësishëm edhe në atë që unë nuk hezitoj ta quaj ‘diplomacia parlamentare’ në funksion të ekonomisë. E rëndësishme për ne është se në asnjë moment marrëdhëniet e shkëlqyera politike nuk mund të marrin vlerë nëse ato nuk zgjerohen në dimensionet e domosdoshme të ekonomisë.

Në këtë këndvështrim, unë dua të theksoj se ne do ta vijojmë këtë komunikim të vazhdueshëm. Kemi garantuar interes të shumë kompanive. Përmes komunikimit virtual, për shkak edhe të pandemisë, për të prezantuar sa më mirë Shqipërinë, se çfarë ofron Shqipëria ndaj investitorëve gjermanë. Kemi marrë garanci të disa emrave të mëdhenj, që nuk po i them sot, të cilët do të vizitojnë së shpejti Shqipërinë për të parë nga afër mundësinë për të investuar në fushat dhe sektorët ku Shqipëria realisht ofron kapacitete fitimprurëse për investitorët gjermanë”, tha kreu i Grupit Parlamentar Socialist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTON 25-VJETORIN/ Të gjithë VIP-at me pizhama në super ditëlindjen e Encës (FOTO)
Previous article PRAPASKENA/ Ernest Muçi rinovon për një vit me Tiranën, por në marrëveshjen e re ka një… mister

Delo.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT