• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DINAMIKA E NGJARJES/ Si u ekzekutua Naim Bajri? Nga vrasja e të birit në 2001 te pista e hakmarrjes
Home
Ekskluzive

DINAMIKA E NGJARJES/ Si u ekzekutua Naim Bajri? Nga vrasja e të birit në 2001 te pista e hakmarrjes

3 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Mëngjesin e sotëm Shkodra është zgjuar nga njv atentat i frikshëm që ka tmerruar të gjithë njeëzit. Naim Bajri, 68 vjeç u ekzekutua teksa po pinte kafe nga një mjet në lëvizje. Atentati u regjistrua rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”.

Bajri po pinte kafeme punëtorin e tij Astrit Zeneli, i cili mbeti i plagosur dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndaj viktimës është qëlluar 10 herë, ndërsa autorët pas ekzekutimit janë larguar me mjetin tip “Benz”, të cilin si në çdo atentat të ndodhur dhe në këtë rast e kanë djegur për të fshehur gjumrët.Mësohet viktima ka marrë 7 plumba në trup, ndërsa i plagosuri një në krah.

Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e hetimeve, kjo për shkak se viktimës Naim Bajri në vitin 2001 i kanë vrarë të birin Indrit Bajrin. Vrasësit e Indrit Bajrit kanë qenë Xhabir Shega, Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi. Xhabir Shega është ekzekutuar në vitin 2015.

Por si u ekzekutua djali i viktimës, Indrit Bajri?

Atentati ndaj të fortit në Shkodër, fisi Bajri lan duart: S'kemi gisht, ja ku ishim atë natë - Aktualitet

Më 21 tetor të vitit 2001, Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegajn dhe Kujtim Barbullushi ekzekutuan Indrit Bajrin me armë automatike.

Vetë Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015 për vrasjen e Indrit Bajrit.

Në atë kohë policia bëri me dije se Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin e ishin ndarë të acaruar. Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes Benz”. Të tre të pandehurit ishin të armatosur me armë dhe po lëviznin nga qendra e qytetit në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus).

Te kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari ka vënë re Indrit Bajrin dhe ky i fundit ka vënë re atë. Menjëherë ata kanë reaguar ndaj njëri-tjetrit dhe Ilmiri ka qëlluar në drejtim të tij. Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në lidhje me këtë ngjarje Ilmir Hajdari, i njohur me nofkën “Mir Vetlla” është dënuar me 16 vite burg. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2009, por pas 4-5 vitesh është liruar, sepse ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk është ai autori i vrasjes se Indrit Bajrit.

Më 28 qershor 2017 Hajdari u plagos rëndë në një atentat me armë zjarri në lagjen “Perash” të Shkodrës.
Pista kryesore ishte ajo e hakmarrjes për vrasjen e Indrit Bajrit, por Hajdari nuk e pranoi asnjëherë akuzën dhe pasi kreu rreth 5 vite burg, u lirua me vendim gjykate.

Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 100 DITËT E FERRIT/ Brenda pushtimit në Ukrainë. 30 mijë të vdekur në katastrofën më të madhe ushtarake të historisë moderne
Previous article PAS DY VITESH/ Princ William dhe Princ Harry bëhen bashkë për herë të parë (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT