• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DINAMIKA E NGJARJES/ Nga prishja e miqësisë së Nuredin Dumanit me Talo Çelën deri tek arrestimet e papritura të atentatit në Elbasan
Home
Uncategorized

DINAMIKA E NGJARJES/ Nga prishja e miqësisë së Nuredin Dumanit me Talo Çelën deri tek arrestimet e papritura të atentatit në Elbasan

30 March, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë, Uncategorized

Një atentat i frikshëm ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin pasditen e djeshme, në të njëjtin vend ku kanë ndodhur dhe atentate të tjera, por këtë herë fatmirësisht pa vikttima.

Mësohet se makina BMW X5, e cila u qellua tek Ura e Zeze në Papër, ka qene duke dalë nga qyteti i Cërrikut, ku drejt saj është qëlluar me 20 plumba kallashnikovi. Brenda makinës BMW X5 mendohet te kene qene 3 persona, ku deri tani mendohet te jete plagosur shoferi, Talo Cela, i cili ka qenë dhe objektivi i atentatit.

Makina e autorëve pasi ka qëlluar drejt personave te cilët ndodheshin ne mjetin BMW X5 janë larguar, ndërsa makina e qëlluar ka ndaluar pak metra me poshtë urës pasi gomat e saj janë çare gjate atentatit.

Ne momentin e ndalimit automjeti është braktisur nga personat qe ndodheshin ne te. Brenda ne automjetin tip BMW X5 jane gjetur 5 litra benzin dhe një kallashnikov, ku mendohet qe 3 personat te cilët u goditen te ishin  nisur për te kryer nje atentat tjetër ne qytetin e Elbasanit.

Pas kësaj ngjarje policia ka kryer një super aksion në Fier dhe Elbasan ku u arrestua Nuredin Dumani, një nga të shumëkërkuarit e policisë dhe autori i dyshuar i atentatit të mbëmshëm.

Kush është Nuredin Dumani? 

Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.

Telefonata që çoi në arrestimin e Dumanit

Arrestimi i të shumëkërkuarit Nuredin Dumani në spitalin e Fierit u bë pas një telefonate të mbërritur në numrin 129 të Policisë së Shtetit. Ishte pikërisht kjo telefonatë që vuri në dijeni policinë e Shtetit se në spitalin e Fierit kishte mbërritur një person i plagosur.

Ndërkohë që policia prej mbasdites së të martës ishte vënë në kërkim të tij, pasi kishte ndodhur një përplasje me armë në Papër të Elbasanit.

Si u kthyen në armiq dy miqtë Talo Çela dhe Nuredin Dumani?

Nuredin Dumani  së bashku me Talo Çelën u akuzuan për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020, si edhe të Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias në 2 mars 2020.

Altin Ndoci dhe Klevis Alla që dëshmuan para policisë se kush ishin autorët e vrasjes së dy vëllezërve në Durrës që kishin një pikë servisi makinash, duke nxjerrë zbuluar Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin. Në atë kohë Altin Ndoci dhe Klevis Alla, ishin caktuar të ruanin dy vëllezërit Haxhia, të cilët më pas u ekzekutuan nga Dumani dhe Çela.

Do të ishin tabulatet telefonike ato që zbuluan krimin tjetër të Dumanit dhe Çelës pikërisht ekzekutimin e Anxhelo Avdias dhe Dorjan Shkozës. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka pasur mosmarrëveshje që pas eleminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt, i vrarë me 14 plumba më 15 shtator 2020. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

Pamjet nga momenti i arrestimit të Nuredin Dumanit.

VIDEO

Dy persona të tjerë që u arrestuan mbrëmjen e djeshme ishtin  Henrik Hoxhaj dhe partnerja e huaj e Nuredin Dumanit, ndërsa sot ka shkuar në 7 numri i të arrestuarve por nuk dihet identiteti dhe lidhja e tyre me ngjarjen.

Kush është Henrik Hoxhaj?

Henrik Hoxhaj, 40-vjeçari i cili u kap bashkë me Nuredin Dumanin në një apartament në Fieri ishte bashkëpunëtor me të shumëkërkuarin. 40-vjeçari nuk jetonte në një apartament me Nurdin Dumanin, por kishte rol ta ruante atë.

Po ashtu mësohet se Hoxhaj qëndronte i armatosur rreth oborrit të apartamentit, ndërsa në momentin e arrestimit policia e kapi me një pistoletë në brez, ndërsa gjatë kontrollit në makinë, iu gjet edhe një pistoletë tjetër./

Nga kush u tradhëtua Nuredin Dumani?

Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani u tradhtua. Ai kishte planifikuar vrasjen e një të afërmi të Talo Çelës, një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, autor i grabitjes së mbi 13 milionë Eurove në Rinas. Por kur iu afrua fshatit Papër në Elbasan, ai u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe mbeti i plagosur.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALQI BLLAKO DOREZOI MANDATIN/ Reagon Kryemadhi: Pranoi gjykimin e shkurtuar, “kockë” për...
Previous article A DO VIJË ROKO VADA ME SHQIPËRINË? Ervin Bulku: Rudi Vata ka deklaruar se ai ndihet irlandez

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT