• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DINAMIKA E MASAKRËS SË DOBRAÇIT/ Zbardhen detajet: Nga të shtënat e shumta me armë zjarri, drejtuesi i mjetit…
Home
Aktualitet
Kronikë

DINAMIKA E MASAKRËS SË DOBRAÇIT/ Zbardhen detajet: Nga të shtënat e shumta me armë zjarri, drejtuesi i mjetit…

22 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Për herë të parë emisioni ‘Në Shënjestër’ në News 24 do të mundohet të hedhë dritë nëpërmjet detajeve të pathëna, mbi motivet dhe dyshimet që tashmë kanë ngërthyer edhe vetë grupin hetues të ngjarjes për atentatin që tronditi Shkodrën.

Por fillimisht para se të shkojmë te gjetjet dhe dyshimet e grupit hetues, le të ndalemi te vetë dinamika e krimit të shumëfishtë të ndodhur në fshatin Dobraç, atë fillim pasdite të datës 30 Tetor 2024.

Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi hetues, informacioni i parë mbi atë që kishte ndodhur në rrugën që lidh Koplikun me Shkodrën, në vendin e quajtur Rruga e Tuzit në fshatin Dobraç, u raportua se kishin të bënin me një aksident rrugor me humbje të shumta jete, por në fakt thirrja e dytë që nuk do të vononte në sallën operative të policisë, nuk bënte më fjalë për një aksident me përmasa tragjike, po për një atentat të shumëfishtë, të frikshëm në jetë njerëzore.
Informacioni Paraprak

Më datë 30 tetor 2024 rreth orës 15.45 është marrë njoftim në sallën operative të DVP Shkodër se në vendin e quajtur Rruga e Tuzit, fshati Dobraç, ka ndodhur përplasje me armë zjarri dhe për pasojë dyshohej se ishin plagosur dy persona. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe është njoftuar Qendra Kombëtare e Urgjencës.

Dy shtetasit e plagosur janë transportuar në spitalin rajonal Shkodër ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa personi tjetër është trasportuar në gjendje të rëndë.

Dy personat e plagosur ishin; Arlind Bushati, i qëlluar me armë zjarri ndërsa udhëtonte në makinën e drejtuar nga miku i tij Hamza Lici, që ndërkohë kishte humbur jetën në sediljen e shoferit, si pasojë e plumbave të shumtë që kishte marrë në trup.

Personi tjetër ishte Bashkim Basha, që nuk kishte lidhje me shënjestrat e atentatit, i cili në këtë moment po udhëtonte me motor në rrugën ku ndodhi prita, me bashkëshorten e tij Flutura, e cila humbi jetën tragjikisht në vendngjarje.

Sipas skenës së ngjarjes së ndërtuar nga grupi hetues, dy shënjestrat e këtij atentati, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, në momentin kur u qëlluan po udhëtonin bashkërisht me një automjet tip Mercedes Benz, me ngjyrë të zezë me targa kroate ST 3510 AL.

Pikërisht ky ‘Benz’ që shikoni edhe në pamjet filmike, i mbetur i batuar në anë të rrugës teksa është bërë shosh nga plumbat e shumtë të derdhur mbi të.

Automjet, që pasi humbi kontrollin si pasojë e bataresë së lëshuar ndaj tij, u përplas me motorin ku udhëtonin çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.

Dinamika e Krimit

Si pasojë e të shtënave të shumta me armë, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një motor me targa EDN 436, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit shtetasi Bashkim Basha i datëlindjes 1957, i cili ka ndërruar jetë disa ditë më pas në spital, si dhe ka mbetur e vdekur në vendngjarje bashkëshortja e tij Flutura Basha, e vitit të lindjes 1968.

Po kështu në vendngjarje u konstatua se personi i parë që ka ndërruar jetë në makinë është drejtuesi i mjetit Hamza Lici, i datëlindjes 2001, ndërsa personi i dytë në makinë, i cili ka ndërruar jetë disa orë më pas në spital, si pasojë e plagosjes me armë zjarri, është Arlind Bushati, i datëlindjes 1992.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INVESTIMET NË STARGATE AI/ Elon Musk i del kundër Trumpit dhe godet OpenAI
Previous article ZJARRI SHKRUMBON BANESËN NË LUSHNJE/ Çfarë ndodhi me familjen? Shkak dyshohet...

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT