• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DINAMIKA E KRIMIT PËR PRONËN NË HAS/ Motra rrahu brutalisht fqinjët, i biri kthehet nga Anglia e i vret vëllanë
Home
Aktualitet
Kronikë

DINAMIKA E KRIMIT PËR PRONËN NË HAS/ Motra rrahu brutalisht fqinjët, i biri kthehet nga Anglia e i vret vëllanë

8 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë tronditi Hasin pasditen e së mërkurës, kur 41-vjeçari Ylber Jaku qëlloi për vdekje fqinjin e tij, Reshit Sallahu, 34 vjeç, në hyrje të shtëpisë. Vrasja ndodhi pas një konflikti të përshkallëzuar prej mbi 20 vitesh mes dy familjeve fqinje, që më herët kishte sjellë edhe plagosjen e prindërve të autorit nga motra e viktimës.

Dinamika e ngjarjes

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit dhe dëshmitarëve në vendngjarje, ngjarja nisi të përkeqësohej vetëm dy ditë më parë, më 6 maj, kur Artjola Sallahu, motra e viktimës, goditi me sëpatë një çift të moshuar prindërit e Ylber Jakut pas një përplasjeje të ashpër në fshatin Pla. Dy të moshuarit mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan në spitalin ushtarak në Tiranë, ndërsa vajza u arrestua në vendngjarje nga policia.

Pas ndërhyrjes fillestare, uniformat blu u larguan, duke lënë pas një situatë të tensionuar. Ndërkohë, djali i çiftit të dhunuar, Ylber Jaku, i cili jetonte prej vitesh në Angli, mori lajmin për incidentin dhe, sipas hetimeve të para, u nis menjëherë drejt Shqipërisë. Rrugës, në rrjetet sociale ai publikoi një foto të dyshimtë, që tashmë shihet si paralajmërim për hakmarrje.

Pas mbërritjes në Tiranë, Ylberi shkoi fillimisht në spital për të parë gjendjen e prindërve. Burime nga hetimi thonë se ai ka qenë shumë i prekur emocionalisht nga plagët e rënda të të atit dhe nënës. Më pas është nisur drejt Hasit, ku rreth orës 16:40 ka kryer vrasjen.

Reshit Sallahu ndodhej në makinë, duke u kthyer nga qyteti i Kukësit në banesën e tij, kur u sulmua në pritë nga Ylberi pranë shtëpisë. Autori e qëlloi të paktën tetë herë me armë zjarri dhe më pas u largua për në shtëpi. Atje ka pritur policinë, duke dorëzuar armën e krimit dhe duke pranuar autorësinë.

Sipas informacioneve zyrtare dhe rrëfimeve të banorëve të zonës, përplasjet mes familjeve Jaku dhe Sallahu datojnë që nga fillimi i viteve 2000. Shkaku kryesor ishte hapja e një rruge kalimi, që sipas të dyja palëve, prekte pronat e tyre. Çështja ishte shoqëruar me përplasje të përsëritura dhe denoncime të shumta, por institucionet nuk kishin arritur kurrë të gjenin një zgjidhje.

Policia ka konfirmuar se konfliktet janë raportuar me dhjetëra herë ndër vite, por nuk janë ndërmarrë masa të qëndrueshme për parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Ky neglizhencë institucionale ka sjellë për pasojë një bilanc tragjik: një i vrarë, dy të plagosur rëndë dhe dy persona të arrestuar në vetëm tre ditë.

Autori Ylber Jaku ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa pritet të merret në pyetje nga prokuroria për të sqaruar motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes. Njëkohësisht, janë kërkuar dosjet e mëparshme të kallëzimeve nga të dyja familjet, për të analizuar përgjegjësinë e mundshme të institucioneve që kanë neglizhuar ndër vite një konflikt të njohur.

Gjendja shëndetësore e të moshuarve mbetet kritike, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin në vijim rolin e viktimës në ngjarjen që shkaktoi plagosjen e prindërve të autorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ Presidentja Osmani zhvillon një takim me përfaqësuesen e SHBA-së Anu Prattipati
Previous article DENONCIMET E PD PËR VOTËN E DIASPORËS/ Celibashi i dërgon letër DHL për dërgesat në Greqi, kërkon sqarime për ankesat e opozitës

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT