Një aksident tragjik mbremjen e së dielës i mori jetën dy vajzave si dhe plagosi dy të tjera, teksa këto të fundit po shkonin drejt Korçës për të festuar ditëlindjen e një prej vajzave.
Si ndodhi ngjarja:
Nga aksidenti i ndodhur në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, humbën jetën Lusinda Garunja 21 vjeçe dhe Xheneta Qallia 23 vjeçe nga Shkodra. Ndërkohë e plagosur mbeti motra e Lusindës, Nervida Garunja 23 vjeçe si dhe shoqja e tyre Denisa Dibra, 25 vjeçe, e cila ndodhej në drejtimin e mjetit.
Drejtuesi i mjetit tjetër, i cili rezulton të ketë qenë Behar Pema, 58 vjeç, sipas dëshmive të vajzave të mbijetuara bënte manovra të rrezikshme në rrugë.
Ky i fundit është arrestuar tashmë. Testi i alkoolit tregoi se ai po e ngiste mjetin në gjendje të dehur. Aq e fortë ishte goditje sa Wolkswagen-i i vajzave u shkatërrua thuajse tërësisht.
Momenti pas aksidentit ku kalimtarët po përpiqen të ndihmojnë vajzat.
Lusinda Garunja, viktimë e aksidentit
Nervida Garunja, 23 vjeç, e mbijetuara e aksidentit
Denisa Dibra, 26 vjeç e mbijetuara e aksidentit
Mësohet se Denisa Dibra është jashte rrezikut për jetën ndërsa Nevida sipas babait të Denisës i cili foli për mediat ka nevojë për gjak.
AlpeNews.al i shpreh ngushëllime familjes.