Banorët e fshatrave të Dibrës jetojnë në përshtatje me klimen ,madje edhe në stinët e tjera investojnë në parapërgatitjen për dimrin e acartë.
Banoret e kanë quajtuar historikisht si ” Dimri i eger”.
Në një kohe qe dëbora i izolon totalisht , të vetedijshëm për këtë , ato fillojmë t’i përgatiten dimrit që në fillim të vjeshtës . Këtë gje e bejnë duke siguruar elementët bazë për jetesë në një masë te konsiderueshme , ku përmendim miellin , drurët e zjarrit , medikamentet e nevojshme siç mund të jetë “kutia e Shpejtë ” ose konkretisht për sëmundje kronike , pa harruar edhe ushqimin e bagëtive , i cili në fakt është mjaft i rëndësishëm për banorët ushqimi i bagëtive është ndonjeherë një çështje më kritike pasi sigurimi i tij ështe akoma shume më i veshtire.
Edhe pse një pjesë e njerëzve e konsiderojnë rënien dhe praninë e dëborës si diçka të mrekullueshme që vjen rrallë, këtë gjë nuk mund ta themi edhe për banorët e Dibres, të cilëve nga pragu i shtëpisë shikon vetëm sipërfaqe të bardhë që ka mbuluar edhe format e çdo gjeje.
Të izoluar nga natyra, i vetmi kontakt me botën e jashtme është ai virtual.
Bazuar në migracionin e dendur të popullësisë së veriut drejt zonave Urbane ,qe pas vitit 1990 ,vlen për të përmendur klimën dhe kushtet e relievit si faktor kyç ne ketë proces.
Vitet e fundit , banorët kanë pasur prioritet në situatat e sëmundjeve urgjente, ku fleksibiliteti kanë qenë maksimal nga institucionet shtetërore duke i lokalizuar dhe derguar ndihme nepërmjet helikopterit.
Ka pasur mjaft raste të publikuara ku evidentohet ndihma që është dhënë , duke transportuar të sëmurë nepërmjet helikopterit , i cili ështe zgjidhja e vetme për transport, në ate bllokim total.
Përgatiti: AlpeNews.al