• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dimensioni ushtarak i samitit Trump – Kim
Home
Europë

Dimensioni ushtarak i samitit Trump – Kim

11 June, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Samiti i Singaporit mund të stabilizojë një nga rajonet më të militarizuara në botë. Pas dy Koreve të armatosura në maksikum gjenden partnerë aleancash, që gjithashtu janë rivalë mes tyre.

Më 12 qershor në Singapor pritet të organizohet një takim i vërtetë historik midis presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Partisë së Punës të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Takimi u parapri prej shkëmbime deklaratash dhe një retorikë agresive në vitin 2017 dhe në pranverën e vitit 2018. Presidenti Trump e kërcënoi Korenë e Veriut me “zjarr dhe zemërim” duke e quajtur Kimin një “si predhaxhi me mision vetëvrasës” dhe “të çmendur”. Koreja e Veriut e quajti Trump “plak matuf”, “të çmendur” dhe tha se nuk ka frikë as nga një “luftë totale”. Kërcënimet e Koresë së Veriut u shoqëruan me prova raketash.

Në këtë kontekst nuk duhet harruar se retorika nuk është boshe, sepse që prej Luftës së Koresë të vitit 1953, në gadishullin korean gjenden përballë njëra-tjetrës, dy prej ushtrive më të mëdha të botës.

Sipas indeksit të Institutit Ndërkombëtar BICC në Bon, Koreja e Jugut është një nga vendet më të militarizuara në botë. Ajo zë vendin e gjashtë në të gjithë botën në indeksin e fundit të BICC-ut për vitin 2016.

Nga 24 milionë banorë që ka vendi 1.2 milionë koreanoveriorë shërbejnë në ushtri.

Meqenëse nga Koreja e Veriut nuk ka informacione të plota dhe të besueshme, ajo nuk përfshihet në indeks, por mund të supozohet se edhe aty ka “një shkallë të lartë militarizimi”, ´tha për DW-në Marius Bales nga BICC. “Kjo është e qartë, kur nga 24 milionë banorë 1.2 milionë shërbejnë në ushtri”.

Partnerë dhe rivalë

Pas dy Koreve të armatosura në maksikum gjenden partnerë aleancash, që gjithashtu janë rivalë mes tyre. Në anën e Koresë së Veriut Republika Popullore e Kinës, në anën e Koresë së Jugut në SHBA. Marrëdhëniet mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së u sanksionuan në vitin 1953 edhe me një aleancë ushtarake. Në vitin 1961 Koreja e Veriut nënshkroi një traktat miqësie me Kinën dhe Rusinë, i cili përfshin edhe ndihmë të ndërsjellë ushtarake dhe ekonomike. Rusia e anuloi paktin e ndihmës ushtarake, me Kinën, ajo është ende në fuqi. Japonia, e cila gjithashtu ndjehet e kërcënuar nga Koreja e Veriut, luan një rol të veçantë, sepse nga njëra anë është aleat i ngushtë me SHBA-në, por nga e kaluara ka me Korenë e Jugut një marrëdhënie të tensionuar nga e kaluara koloniale dhe Lufta e Dytë Botërore.

Sa u përket armëve si Koreja e Jugut edhe ajo e Veriut kanë shumë tanke dhe armë artilerike. Kjo tregon se ushtritë e tyre janë të përgatitura për luftime të mëdha fushore në kufijtë e tyre. Koreja e Veriut ka edhe një numër të madh nëndetësesh, të cilat i përdor si potencial frikësues.

Megjithatë në rast se në një konflikt të mundshëm do të ndërhynte edhe makineria ushtarake e SHBA-së potenciali ushtarak i dy Koreve duket i parëndësishëm. SHBA-ja, si dhe Kina, ka raketa me rreze të gjatë veprimi që mund të pajisen edhe me mbushje bërthamore. Koreja e Veriut ka armë bërthamore, por se sa të afta janë ato për t’u përdorur nuk dihet me saktësi. Gjithësesi përparësia e SHBA-së në fushën e amartimit dhe të teknologjisë ndaj Koresë së Veriut është aq e madhe, sa në një rast lufte kjo e fundit nuk do të kishte asnjë shans ndaj SHBA-së. /DW

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRTIMI I NJË RRUGE TË RE/ Prodhimi rritet vit pas viti, Rama publikon videon dhe ka një lajm të mirë
Previous article Sot nis ndërtimi i pikës së përbashkët kufitare Kosovë-Maqedoni

Redaktor2

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT