Ka përfunduar mbledhje e Lulzim Bashës me Kolegjin e Kryetarëve e mbajtur në selinë e Partisë Demokratike.
Burime për median bëjnë me dije se temë e diskutimeve ka qenë Reforma Zgjedhore dhe aksioni opozitar.
Mësohet gjithashtu se Basha ka bërë thirrje që drejtuesit në PD duhet të dalin në terren që të takohen me qytetarët pasi vendi nga momenti në moment mund të kalojë në zgjedhje.


