• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
DILEMAT PËR PASARDHËSIN/ Presidenti i Bankës Qendrore gjermane Weidmann njofton dorëheqjen
Home
Ekonomi

DILEMAT PËR PASARDHËSIN/ Presidenti i Bankës Qendrore gjermane Weidmann njofton dorëheqjen

21 October, 2021 F.autor Ekonomi

Presidenti i Bankës Qendrore gjermane, Bundesbank, Jens Weidmann njoftoi papritur dorëheqjen e tij në fund të këtij viti. 53-vjeçari shkroi në një letër drejtuar punonjësve të tij se më shumë se dhjetë vjet në post është një kohë e mirë për të kthyer një fletë të re- “për Bankën Qendrore, por edhe për mua personalisht”. Në fund të fundit, këto dhjetë vjet përfshinin kapërcimin e krizës së borxheve dhe, në një vit e gjysmën e fundit, krizën e koronas – vite në të cilat politika monetare duhej të përballej vazhdimisht me sfida të reja.

Jens Weidmann-i e ka drejtuar Deutsche Bundesbank-ën që nga maji 2011. Ai pasoi Axel Weber-in, i cili dha dorëheqjen në mosmarrëveshjen mbi politikën monetare të Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Weidmann-i, gjithashtu, gjithmonë ka marrë një pozicion të orientuar drejt stabilitetit në Këshillin Drejtues të BQE, në të cilin është anëtar si President i Bundesbank-ës, thotë Jörg Krämer, kryekonomist në Commerzbank:”Ai ka qenë gjithmonë kundër një politike të ofrimit të parave me dorë të lirë, ai ka mbrojtur pavarësinë e Bankës Qendrore, dhe i ka bërë të gjitha këto me argumente shumë, shumë inteligjente”.

Shumicën e kohës në minoritet

Megjithatë midis shumë pëllumbave që priren të jenë në favor të politikës monetare të lirshme në Këshillin Drejtues të BQE, ai ka mbetur në minoritet, veçanërisht vitet e fundit. Kjo mund të jetë një arsye për tërheqjen e tij të parakohshme, dyshon Krämer: “Kur nuk arrin të imponohesh gjatë dhjetë viteve me argumente shumë, shumë të mira, atëherë kjo sigurisht që luan një rol.”

Dorëheqja e Jens Weidmann-it vjen në një kohë kur politika monetare dhe fiskale po përballet me sfida të konsiderueshme, thotë Stefan Kooths, drejtor kërkimor për koniunkturën dhe rritjen në Institutin për Ekonominë Botërore (IfW) në Kiel: “Në veçanti, po bëhet e qartë se zona e euros duhet të gjejë një rrugëdalje nga politika e normës së interesit zero, dhe kjo nuk do të jetë një shëtitje në park përballë niveleve të larta të borxhit edhe në vendet e mëdha anëtare.” Në këtë kontekst, është shumë i rëndësishëm një orientim i qëndrueshëm drejt stabilitetit, të cilin e përfaqëson Weidmann-i.

Christine Lagarde mit Männern

Pasardhësi duhet të jetë një personalitet i profilit të lartë

“Është e rëndësishme që për të pasuar Jens Weidmann-in të gjendet një personalitet i ngjashëm i profilit të lartë dhe me përvojë”, thotë Michael Holstein, kryeekonomist në DZ-Bank. “Nëse Bundesbank nuk funksionon si paralajmëruese kundër rreziqeve të financimit të shteteve me para nga BQE dhe për një mandat të përcaktuar ngushtë, kjo nuk do të mbetet pa ndikim në pritjet e inflacionit”, paralajmëron ekonomisti IfW Kooths. “Një zhvillim i tillë gjithsesi do të ishte problematik, në situatën aktuale do të vinte në një moment krejtësisht të papërshtatshëm”.

Kush e pason presidentin është në duart e qeverisë së ardhshme federale. Përveç presidentit, ajo do të emërojë edhe zëvendëspresidentin si dhe “një anëtar tjetër”, siç përcakton ligji i Bankës Qendrore gjermane, Bundesbank. Tre anëtarët e tjerë të bordit do të emërohen nga qeveritë e landeve federale.

Si pasardhës, tani mund të zgjidhet për këtë post për herë të parë një grua. Zëvendëspresidentja Claudia Buch përmendet, por edhe drejtoresha në BQE, Isabel Schnabel. Për shkak se pozicioni ndoshta do të përcaktohet nga qeveria federale e ardhshme, mund të luajë një rol edhe afërsia politike partiake. Përmendet edhe emri i Marcel Fratzscher. Kreu i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) është i afërt me SPD. Në bordin aktual të Bundesbank-ës, pesë nga gjashtë pozicionet janë emëruar nga CDU/CSU në qeveritë federale dhe të landeve federale.

Të gjitha janë akoma spekullime. Në atë kohë, as Jens Weidmann-in nuk e përmendën që në fillim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ LAÇIT/ Kastrioti do të ruajë epitetin, “mace e zezë” për kurbinasit
Previous article STUDIMI I FUNDIT/ BioNTech ul infektimin 90% tek të rinjtë

F.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT