• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dilema e dizelit në Gjermani/ Automjetet drejt Shqipërisë e Kosovës
Home
Europë

Dilema e dizelit në Gjermani/ Automjetet drejt Shqipërisë e Kosovës

2 March, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Pas vendimit të Gjykatës Federale Administrative në Gjermani shtohen kërkesat ndaj industrisë së automjeteve për të modifikuar teknikën e motorëve dizel. Po ashtu rriten shitjet drejt Lindjes, edhe në Shqipëri e Kosovë.

Vendimi i fundit i Gjykatës Federale Administrative të Gjermanisë që u lejon bashkive të qyteteve ndalimin e hyrjes në qendrat e qyteteve të automjeteve me motorë dizel më të vjetër, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit ka sjellë një valë reagimesh në Gjermani. Ndalimi do të prekte jo vetëm personat privatë që kanë automjete dizel të vjetër, por edhe zanatçinjtë gjermanë që përdorin më së shumti automjetet dizel. Shumë kërkojnë që përmirësimin e motorëve ta marrë përsipër vetë industria e automjeteve, edhe shoqata gjermane e zanatçinjve.

Deutschland Fahrverbort in Städten (picture alliance/AP Photo/M. Meissner)

Edhe politika ka reaguar. Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe E Majta kanë kërkuar që motorët e vjetër dizel të pajisen me aparatet që përmirësojnë emetimin e gazrave ndotës, dhe koston për këtë ta përballojë industria e automjeteve. Po qe se koncernet e automjeteve kanë ndershmëri dhe mendojnë me perspektivë duhet që ata t’i modifikojnë motorët e vjetër vullnetarisht tha kreu i grupit parlamentar të Të Gjelbërve, Anton Hofreiter të enjten (01.03). “Ata mund ta bëjnë këtë”, tha ai duke pasur parasysh fitimet miliardëshe të kësaj industrie. Hofreiter e quajti skandaloze qëndrimin e qeverisë gjermane që e ka lejuar deri më tani refuzimin e koncerneve. Ndërsa politikani socialdemokrat, përgjegjës për politikën e transportit, Matthias Stein u shpreh se industria nuk duhet t’ikë përgjegjësisë për modifikimin e motorëve dizel.

EU Gipfel Luftreinheit Hendricks (AFP/Getty Images/J. Thys)Ministrja e Mjedisit, Barbara Hedricks

Kristiansocialët gjermanë (CSU) janë kundër ndalimeve të automjeteve. Ministri bavarez për Transportin e Punët e Brendshme, Joachim Herrmann u shpreh se “ne jemi kundër që t’u ndalohet shoferëve të automjeteve dizel përdorimi i tyre”. Ai apeloi edhe ndaj koncerneve të huaja të automjeteve në Gjermani  të japin kontributin e tyre. Ministrja gjermane e Mjedisit, Barbara Hendricks është shprehur se ndalimi i automjeteve dizel do të prekë vetëm disa qytete. “Ai do të jetë në masë të gjerë i mënjanueshëm”, tha Hendricks në Berlin. Në 70 qytete gjermane tejkalohen vlerat e gazrave të oksidit të azotit (NOx), në 50 prej tyre vetëm në masë të vogël. 20 qytete janë më problematikë, sipas ministres gjermane dhe aty qeveria po përpiqet të marrë masa përmes modifikimit të autobuësve urbanë apo përmirësimin e trafikut.

Bayerns Innenminister Joachim Herrmann (Imago/M. Popow)Ministri bavarez, Joachim Herrmann

Rënie e menjëhershme e çmimeve – shitje drejt Shqipërisë e Kosovës

Debati për ndalimin e motorëve dizel ka bërë që të ketë rënie të madhe të çmimeve të automjeteve dizel. Shumë vetë nuk mund ta shesin më automjetin me çmimin e shpresuar. Ajo që dihet është se motori dizel krahasuar me motorin me benzinë emeton më pak dioksid karbonik, por shumë më tepër grimca të oksidit të azotit, që kategorizohen si shumë të rrezikshme për shëndetin.

Ndërkohë shumë më tepër automjete dizel po shiten nga Gjermania në vendet europianolindore. Në vitin 2017 ka pasur një rritje dukshëm më të madhe krahasuar me 2016-n, rreth 233.000 automjete dizel janë shitur jashtë Gjermanisë, sidomos në Lindjen europiane, bën të ditur revista gjermane “Java Ekonomike” të enjten (01.03). Rritje të madhe ka shënuar shitja e automjeteve dizel drejt Shqipërisë, Kosovës, Rumanisë, Slovakisë etj, thekson revista ekonomike gjermane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA-ja dhe Rusia “në fillim të një gare të re armësh”
Previous article MATTHIAS HEIN/ Spiunimi i Gjermanisë

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT