Dy burra me ngjyrë u ulën në një kafene “Starbuck” në Filadelfia.
Ishin herët për një mbledhje pune dhe u ulën të prisnin sa të shkonte ora.
Dy minuta më vonë menaxheri i dyqanit telefonoi policinë.
“Janë dy njërëz në kafene që nuk po porosisin dhe refuzojnë të largohen”, u dëgjua të thoshte menaxheri.
Dante Robinson dhe Rashon Nelson po i shpjegonin se po prisnin kolegun e tyre e më pas do të bënin porosinë. Në momentin që personi që ata po prisnin mbërriti, pa policët që po largonin me forcë dy personat.
Incideniti i ndodhur u filmua e më pas u shpërnda në rrjetet sociale nga një klient që ndodhej aty pranë duke bërë që në rrjet të plasin komentet.
Drejtori i përgjithshëm i “Starbucks” Howard Schulz u përgjigj duke thënë se menaxheri kishte vepruar në baze të paragjykimeve.
Atë ditë 8 mijë kafe “Starbucks” u mbyllen dhe stafi u trajnua mbi mënrrat e sjelljes.
Por a mund të mësojmë ne të mos jemi paragjykues?
Jamie Perry, Asistent Profesor i “Të drejtave humane”në Universitetin Cornell mendon se trainimi thjesht n’a ndihmon ne të fshehim një pjesë të instikteve tona kafshërore.
Perri mendon se trainimi ul nivelin e paragjykimit. “ Është një udhetim, nuk është një destinacion” shprehet ai.
Ligjet mbi barazine dënojnë me gjoba të mëdh nëse cënohet lumturia e punëtorve.
Aleksandra Kalev, një sociologe nga Univeristeti i Tel Aviv mendon se trainimi mund të jetë efektiv vetëm nëse ai cilësohet si një detyrë e përbashkët.
Ekipi nën udhëheqjen e saj kamarrë në studim rreth 800 kompai në 30 vite dhe kanë zbuluar disa fakte surprizese që shpeshherë të turbullojnë mendjen.
Si fillim ata konstatuan se paragjykimi është i pashmangshëm.
“Nëse unë do të isha në intervistë më dy njërëz, një i bardhë dhe tjetri me ngjyrë atëherë unë do të zgjidhja njeriun e bardhë”, tha ajo.
Kjo ndodh si pasojë e një instikiti të fshehur i cili diferencon pëlqimet tona.
Një konstatim shumë i rëndësishëm është fakti se sa më shumë të ndikojmë të të tjerët idenë e mos paragjykimit aq më shumë ajo shtohet.




